A e mbani mend Adrian Fullanin? Nuk ka mbaruar ende punë me ne!

12 Korrik 2017, 16:48Blog TEMA

Nga Erjon Braçe

A e mbani mend Adrian Fullanin?

Nuk ka mbaruar punë ende me “drejtësinë”.

As me paranë publike!

Ka patur nje gjyq sot!

Ne Gjykaten e Larte, ate te fundit fare.

Ne fakt, ai eshte atje cdo dite dhe ky, kurre nuk quhet konflikt interesi.

Jam i detyruar te respektoj institucionalisht kryetarin e Gjykates se Larte te vendit tim;

Por kam respekt pa fund edhe per cdo qytetar te ketij vendi, nga ata qe kerkojne drejtesi ne ate Gjykate, por nga ata qe kerkojne edhe barazi aty!

Kam degjuar se ne ate Gjykate zbatohet parimi i radhes se paraqitjes se ceshtjes aty.

Por rasti qe po sjell, rasti “Fullani”, peshtyn kete parim.

Zotni kryetar, zotni Zaganjori, mund te me thuash se si ka mundesi qe ceshtja “Fullani” shqyrtohet ne gjykaten tende duke shkelur cdo radhe, duke shtypur me kembe cdo kend ne radhe, ne nje kohe fare te shkurter nga paraqitja, si kerkush i ndryshem nga ai apo palet e paditura?

Po me dyer te mbyllura perse?

Po pa pale perse?

C’eshte keshtu gjykates, kryetar?

Si ka mundesi qe kjo gjykate bie ne kete menyre?

Dua te kujtoj per ju;

Se pari, shpejtesia me te cilen po gjykohet ky proçes, ne krahasim me proçeset e tjera apo praktiken kohore te vete Gjykates se Larte;

Çfare e ben ulerites dyshimin se ka nderhyrje te ndodhe shpejt, te ndodhe tani!!

Faktet janë këto:

Gjykimi ne gjykaten e shkalles se pare, u zhvillua normalisht dhe gjykata doli me vendim me daten 02.06.2016.

Meqenese ceshtja eshte komplekse nga natyra e saj, vendimi i gjykates u ankimua si nga paditesi Adrian Fullani, por edhe nga palet e paditura- Banka e Shqiperise dhe Kuvendi, me ankime dhe kunderankime shume te gjata me shume argumenta ligjore.

Zakonisht shqyrtimi i ceshtjeve gjyqesore ne gjykaten e Apelit Administrativ kerkon nje periudhe prej rreth 1-2 vjet, (ka çeshtje te vitit 2014 te cilat nuk jane shqytuar akoma), mirepo çeshtja “Fullani” doli shume shpejt.

Kjo çeshtje ne Apel u gjykua nga trupi gjykues i perbere nga gjyqtaret Kastriot Selita, Altina Nasufi dhe Bernina Kondi. Pamvaresisht kompleksitetit te çeshjes dhe kerkeses se Bankes se Shqiperise per te zhvilluar nje proçes gjyqesor me pranine e paleve, gjykata e mori vendimin e saj ne dhome keshillimi me date 01.03.2017

Cudia me e madhe eshte ne lidhje me Gjykaten e Larte.

Zakonisht shqyrtimi i ceshtjeve gjyqesore ne Gjykaten e Larte, kerkojne nje periudhe prej rreth 2-3 vjet zakonisht (ka ne kete gjykate çeshtje te vitit 2013, te cilat, nuk jane shqytuar akoma), mirepo data per shqyrtimin e çeshtjes “Fullani” ka dale me nje shpejtesi marramendese.

Me daten 12 korrik 2017 eshte caktuar ne Gjykaten e Larte nje seance gjyqesore pa pranine e paleve.

Kjo ceshtje do te shqyrtohet nga trupi gjykues i perbere nga Adrian Dvorani (relator), Andi Celiku dhe Evelina Qirjako.

Se dyti, ne lidhje me trajtimin qe i ka bere gjykata kesaj ceshtjeje;

Ne proçesin administrativ ne shkalle te pare, pamvaresisht se padia e Fullanit ishte ngritur per kerkimin e nje demi jashtekontraktor, kjo e fundit, e trajtoi çeshjen si marredhenie pune dhe, me vendimin e dates 02.06.2016, i atirbuoi paditesit 12 paga si guvernator.

Nga ana e saj Gjykata e Apelit, pamvaresisht kompleksitetit te çeshjes, kishte gjithçka te qarte qysh ne fillim duke e trajtuar Fullanin si te dypunesuar prane Bankes se Shqiperise dhe, i dha atij te drejten e shperblimit per te perfituar pagat si Guvernator dhe Anetar i Keshillit Mbikeqyres deri ne fund te mandatit 17.11.2018 (rreth 35 milion leke te reja).

Ne gjykate te Larte, Fullani ka kerkuar gjithashtu edhe demin moral ne vleren prej 150 mlione te tjera, per shkak te demit te madh qe pretendon ti kete ardhur per shkak te cenimit te nderit, personalitetit dhe reputacionit.

E shihni, nuk ka mbaruar akoma pune me ne!!

25 komente në “A e mbani mend Adrian Fullanin? Nuk ka mbaruar ende punë me ne!”

  1. sapa says:

    Pse llap?keni timonin dhe po te doni e beni drejtesine por nuk doni se jeni vete te zgjebosur!

    1. albaniafirst says:

      sapo – me duket se nuk e ke idene se si funksionojne gjykatat ne nje shtet demokratik. Gjykatat i dashur mik, jane te pamvarura, ose ne teori duhet te jene te pamvarura. Ne fakt e dime te gjithe se gjykatesit e diplomuar ne Plepat e Durresit ne kohen e merhumit Sali, jane te korruptuar qe nga koka deri tek kembet. Per kete jemi te gjithe deshmitare. Ti kerkosh nje deputeti, cilidoqofte, qe te nderhyje dhe te beje “drejtesi” eshte injorance. Ne fakt, Rama dhe PS kete po kerkon te beje, por duke ndjekur rrugen ligjore, nepermjet kryerjes se vetingut dhe pastrimit te gjykatave nga te gjithe ato qe kane fryre xhepat ne kurrizin tim, tendin dhe te gjithe qytetareve te tjere.

      1. sapa says:

        Si ka mundesi o albaniafirst qe vjedhja dhe korrupsjoni te quhen “si normale” kurse te heqesh te korruptuarit u dashkan metoda demokratike?Sa breza duhet te kalojne qe nje mazhorance me shumice votash te spastroje te ashtuquajturin shtet nga plehrat? Kur nuk kane hajdutet respekt per ligjet perse duhet te kete ligji respekt per ta?cdo vonese ne kete drejtim i sherben vetem hajduterise.Ai qe eshte vete i paster e ka te mprehte shpaten kunder cdo shkelesi te ligjit neqoftese don ta beje e kunderta i mungon e drejta morale ta beje kete.Rruge te mesme nuk ka.

    2. Rrema says:

      Mos njohje totale dhe injoranc ligjore ka shume dhe kho eshte normale edhe per ty, po kjo nuk duhet paragjykuar te asnje person sepse nuk ke detyrim te jesh i ditur

  2. Nik says:

    Z. Zaganjori, kjo vjen ere e keqe!
    Nik

    1. Aleksander says:

      Erion, ai s’ka mbaruar me ne POR NE, kur do fillojme te meremi seriozisht (vettingerisht) me kete full-hajnin?!

  3. rob i zotit says:

    o erjon deputeti, cfare kerkon te besh me kete deklarate.
    kerkon drejtesi apo…
    do qe te justifikosh veten (klanin tend) duke na mbushur mendjen qe e hoqet fullanin se ishte “krimininel” por JO se donit te vinit njeriun tuaj. Doni te thoni qe nuk kishit cte benit me teper me fullanin ( duke i dhene miliona demshperblim ).

  4. kleptofagos says:

    Ne kemi kohe qe i shohim pacavuret e ketij shteti qe po na rjep te gjalle .. Ne, jo juve o Erion i Rilindjes .. qe u “keputet” duke na qare hallin ..

  5. pellumb kulla says:

    Akoma nuk ia keni dhënë paratë që i takojnë me të drejtë?!
    Më kujtohet se atëherë kur e prangosën kete Fullanin, kreun e bankës së vjedhur, të gjithë një për një, krerët e politikës, majtas dhe djathtas, shqiptonin një frazë identike, të mësuar si korale në një bodrum, por që dilnin nga bodrumi dhe e këndonin veçmas nëpër intervista:
    “Fullani ka meritën që e zbuloi vjedhjen vetë!”
    Ja, këtu ishte dhelpëria e Fullanit. Së pari e ujdisi punën që banka të vidhej, vetëm e vetëm që ai, -te ishte ai! – ta zbulonte! Po të mos e kishte zbuluar vjedhjen e bankës (atë të gjorën bankë, që i ishte ngarkuar dhe paguhej që ta ruante!), ne dhe të dashurit tanë, krerët e politikës, nuk do të merrnin vesh gjë. Dhe jeta e shqiptarëve do të rridhte e qetë. Por Ardian Fullani, me gjenialitetin e një ekonomisti të mirë të këtyre kohërave në Shqipëri, për të fituar këta milionët që po kërkon sot, e zbuloi! E dinte që pas zbulimit, detyrimisht, do ta burgosnin pakëz, pastaj do ta falnin.
    Se që do ta falnin, këtë ai e dinte qëkur e emëruan në krye të bankës!
    Dhe pas faljes, ajo dihet që vjen dëmshpërblimi i majmë!
    Ti, lexues i shtrenjtë, e di që në ketë vend të bekuar, nuk të lënë kurrë pa dëmshpërblim! Veç teje, o lexues, tërë bota, Uashingtoni, BE-ja, Izraeli dhe Zanzibari e me radhë, e dinë që Shqipëria paskomuniste ka marrë vendimin human, më të rrallin në historinë e njerëzimit, atë të dëmshpërblimit të atyre që kanë vuajtur prapa hekurave. Dhe është zotuar që t’ua shndrrrojë borxhin moral, në material: sipas listave, drënk, në para të thata, këst pas kësti, brënda shekullit që sapo hymë! Këst pas kësti, e kupton?
    Por Fullani nuk është futur dot në ato listat, ku paratë jepen me këste dhe është i detyruar, fakiri, t’i marrë ato të tëra menjëherë!

    1. vertino says:

      I madhi Pellumb Kulla qe ndricon te verberit dhe shkruan kaq sakte,por qe fanatiket e se keqes kurre nuk te kuptojne,aq me keq per ata.
      God bless you!

  6. qytetar says:

    shko ore pirdhu ti pseudo deputet…. ben terr terr kot… he pra cdo i beni fullanit tani qe keni cdo gje??!!! apo sja u mban bytha te thyeni mitin e hajdutit se ju duhet??? te pakten ki respektin te mos ofendosh inteligjencen e njerzve me keto artikuj.

  7. Alban Dega says:

    PO PERGATITEN PER TE KRIJUAR CELULEN E HAJNAVE
    NE BURGUN E PEQINIT…!

    Kryetar i saj do jete Fullani, financier i Beut te Saukut qe e pat qethe kusaria !
    Zevendes Zagarnjori me Celikun e banden e korruptuar te Sali Gerdecit ne Drejtesi .
    Ndaj Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi eshte urgjence kombetare!

  8. Alfredi says:

    KUR PUSHTETI I SHTETIT NUK KA FUQI TE NDALI CA ZAGANJOR QE PRIVILEGJOJNE NJE QEN TE RACES FULLAN ÇMUND TE BESOJME SE DO KEMI NJE REFORME DREJTESIE TE HAIRIT. PO MIRE O BRAÇE KUSH DUHET TJA TREDH KOQET KETIJ ZAGARNJORIT QE PRIVILEGJON FULLHANIN NE QE NUK JEMI GJE NE DORE PERVEÇ GRUSHTAVE?!

  9. tarasi says:

    E di si perkthehet kjo ??? . A e dini c`u thote Fullani ??? une ju qi ropt iu dhiej mu ne drejtesi qe keni , dhe ju do me paguani .Ne nje shoqeri tjeter te civilizuar , do ta kishin varur seprapthi dhe do ti kishin nxjere gjuhen jashte Fullanit ,per shperdorim dhe pervetesim te prones se perbashket , ketu ???? a po harova ne jemi kulmi i demokaracise , maja me e lartr e saj , Ne denojme fukarane qe nuk i del per te paguar korentin , dhe demshperblejme nje hajdut kombetar , o Erjon po si su lodhe me keto qe shkruan ,ke filluar ta lodhesh popullin .Nje fjale e urte popullore thote : koburen mos e nxir nga brezi, po e nxore duhet te qellosh ……. ju jeni vetem per gam gam gam, ta theme une o Erjon , vetingu do te jete miting , ku do festojne hajdutet , krimineles e pasurise se perbashket kombetare , Kjo eshte demokraci , ti thuash Fullanit : hajde ketu zoteri , e demtove shtetin dhe tatimpaguesin, te fut 10 pash ne dhe , vetem keshtu e respekton qytetarin dhe popullin e thjeshte qe pret drejtesi nga ju . kjo qe ndodh me te nuk eshte drejtesi dhe demokraci , kjo quhet vari k—n, Kur nuk beni zap nje Fullan nje sharlatan , do beni Sali efendine dhe kompani , ju lutem mos e tallni kete popull deri ne var, ne qofte se nuk keni mundesi ta ndihmoni te pakten mos e tallni . Migjeni yne i famshem dhe madheshtor thosh : Te vorfnin ne qofte se nu ke mundesi ta ndihmosh , te pakten derdh nje pik loti …….. A ju vjen keq per kete popull?? Kaluan 4 vjet dhe konsumonit fjale ne parlament , ja e votuat dhe vetingun , po pastaj ?? po te kerkoje kaq demshperblim te madh Fullani , imagjinoni Sali hajdutin , lylin dhe gjith kompania e tyre famekeqe , ne duhet te shitemi 10 here si komb te paguajme demshperblimet e tyre , kesaj i thone , te falni per sensin banal te komentit : une te shkerdhej nenen tende, dhe ti do me thuash baba , keshtu perkthehet , prandaj lerini llafet e teperta , komentet pompoze , dhe zbatoni ligjin njesoj per te gjithe ………….

  10. shqip says:

    ” Shpejtesi sketerre ” , ka qene titulli i nje filmi . Braçe e di arsyen . Po numeron ato qe s’kane rol primar ne kete histori ( histeri ). Me shume gjasa çeshtia shpejtohet te mbyllet , perpara mbledhjes se kuvendit te ri . Siç edhe eshte bere e ditur , kuvendi do filloje me ligjet per implementimin e ref. ne drejtesi . Dhe çeshtjet e mbyllura nuk do rishqyrtohen . Keshtu qe Fullani ” yne ” nuk denohet , nuk hetohet per nje çeshtje te mbyllur ne gjykate . Po mbi te gjitha perfiton aq para , sa qe nipi i sternipit , te jetoje i qete e te flere rehat mbi parate e stergjysh Fullanit .

  11. sula says:

    Zaganjori,ambasador i Sali Berishes ne Gjermani,per gati 8 vjet,servil ekselent,i ndronte partite si menu gatimi,nga nga partia e gjinushit…deri tek ajo e Saliut.

  12. ela says:

    cfare ka per tu habitur, gruaja e Ardian Fullanit -Arjana Fulla anetare e gjykates se Larte e ka vajzen e halles gruan e Xhezair Zaganjorit, jane kusherira te para.

  13. fieraku NGA ferrasi says:

    Bravo pellumb kulla
    Po’ si fullani i ka Marre
    Ramizi
    Nexhmija
    Fatosi
    Delijorgji
    Te persekutuarit po’ i marrin me 200 leksha.

  14. Korçari says:

    Zagarnjori është i Saliut, edhe Fullhani është i Saliut, vetëm paret janë të Popullit.

  15. Lili says:

    Gabim e keni bere denoncimin,duhet te shkoni tek faqja e kryeministritéshqiperi qe duam….

  16. perkthyesi says:

    Drejtesia, ne se do e gezojme ndonjehere, ta skanoje hollesisht punen e ketij ish guvernatori, dhe ne se del fajtor, te zere menjehere qeline, dhe te ktheje parate e grabitural Rruge tjeter nuk ka!

  17. Visari says:

    diku fle lepuri ketu,sitek ceshtja fullani, ashtu edhe tek politikanet e zhgerrytur! Se c’u fol per nje nen 449!? Po deshi parlamenti qe tanime eshte edhe i nje shumice, nxjerr nene e nen nene dhe i rihap ceshtjet e nuk ka hajdut fullanian e berishian qe te shpetoje . ndryshe ndodh qw hajduti therret kapeni hajdutin dhe ben sikur nuk e arrin dot!!!!

  18. Koba says:

    Kjo Hordhi Te Korruptuarish nuk paska FUND.Z.Brace Mos bej GAM GAM.Po Veproni konkretisht dhe me FORCE se per kete u dhame VOTAT

  19. Fidel says:

    Komentues leshko!
    Kujt ia kerkoni drejtesine juve?
    Po a nuk e dini se ne kapitalizem drejtesia shitet dhe blihet me para?
    Hidheni ketre ceshtje ne referendum popullor sic behet rendom ne Zvicer dhe do shikoni se kete mendim ka shumica e popullit!
    Shume derdellitin per vetingun,por ne ligj kane caktuar qe gjyqtaret apo prokuroret qe japin doreheqjen nuk do hetohen!
    Pra t’i gezojne paret e korrupsionit !
    Ja pra:KY ESHTE MORALI I VETINGUT te famshem!
    “VETING” te vertete bente vetem trimi i pavdekshem ENVER HOXHA!

  20. Trollna says:

    Me fal o gorja e PS,por ke 4 vjet qe leh,e perse?KUr nuk ke mendere kunder Udheheqesit tone te lavdishem qe e mbrojti,qe e fali,qe po e demshperblen,qe po e vendos perseri ne pune,perse leh prap,e prap,? Zgjedhjet i vodhe,listat e tua qe nxirni jane te PS,tepsine e keni geryer vete,po vendosni ne pune me idjote se sa ishin,perse leh prap? A nuk ishit ju qe drejtore shkollash vendoset barinte qe kullosnin dhite,shitesat e detergjenteve dhe materialeve te ndertimit,anuk ishit ju qe drejtor shkolle vendosnit nje qe nuk kishte qene kurre mesues? Çudite nuk kane fund me PS.Mjaft me demagogji,me mashtrime,me talljen e njerezve,mjaft se po kaloni cakun e urejtjes se revolucionit.
    Mero censuroje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje