Enver Hoxha me Facebook

12 Korrik 2017, 20:31Blog TEMA

Nga Desada METAJ

Në Shqipëri mund të ketë 200-300 a më shumë burokratë, të paaftë, njerëz të emëruar politikisht, hajdutë apo të korruptuar që mbajnë poste të larta në administratë apo janë pjesë e sistemit gjyqësor.

Dhe të gjithë jemi dëshmitarë se ky shtet ka probleme të mëdha që duhen zgjidhur sa më shpejt dhe me kritere të qarta ligjore, të pranuara nga të gjithë.

Por ka një njeri që nuk mendon kështu, që këto ditë të nxehta vere i kalon duke “kërkuar mendime” si të qeverisë dhe duke publikuar spiunlliqe online.

Kryeministri i Shqipërisë në një rast të paprecedent dhe të padëgjuar më parë ka publikuar sot një listë me 100 emra nëpunësish dhe zyrtarësh, që janë pjesë e administratës apo e sistemit të drejtësisë, por që sipas spiunëve të tij online janë “e keqja” e madhe e mosfunksionimit mirë të shtetit.

Për ata që kanë jetuar apo dëgjuar për diktaturën, publikimi i sotëm i 100 emrave ngjason shumë me gjyqet publike, me shpalljen e “armiqve të popullit”, me një fletërrufe gjigante.

Nga ato me të cilat Edi Rama tallej dikur, por që thellë në subkoshiencë i janë rikthyer dhe po tregojnë çfarë është ai në të vërtetë.

Një diktator i vogël, i rrethuar nga oborri i servilëve që kënaqen dhe fërkojnë barkun me emrat e “listës së armiqve”, si dhe nga një shpurë spiunësh që sot ndihen të vlerësuar maksimalisht, jo nga komshinjtë dhe shokët, por nga vetë kryeministri.

Marrja e opinioneve online vërtet mund t’i shërbejë Ramës si mjet propogande në një shoqëri si kjo e jona, që për gati pesë dekada u ushqye më shumë me hipokrizinë sesa  me të vërtetën, më shumë me servilizmin, sesa me dinjitetin, më shumë me hilen sesa me punën, më shumë me vesin sesa me virtytin, më shumë me partinë sesa me shtetin.

Por, publikimi si një analizë serioze nga kryeministri i opinioneve të paverifikuara si të vërteta nuk e ndihmon dot Ramën të thotë fjalinë e tij të preferuar se po bën shtet. Kjo do të thotë thjeshtë dhe qartë se Edi Rama po bën partinë shtet.

Sepse, së pari, në atë listë zyrtarësh, pjesa më e madhe janë administratë e lartë, nga ajo që socialistët janë kujdesur t’a mbushin me njerëzit e tyre. Së dyti, kjo “dacibao”, shërben edhe për të larguar përfundimisht ata pak zyrtarë të LSI-së që kanë mbetur ende në zyra.

Dhe më e rënda, një kryeministër që ka kënduar për dy vjet me radhë refrenin e Vetting-ut, merr përsipër të gjykojë nga spiunlliqet online edhe gjykatës apo prokurorë. Duke mos fshehur dot ëndrrën e madhe të kontrollit të çdo pushteti, edhe të atij që të paktën në dukje është i pavarur.

Të gjithë këtë proces të veshur me emrin “denoncim online”, Edi Rama po e shijon si ata që shkruajnë komente me fjalë të ndyra poshtë shkrimeve të publikuara online. Sepse në thelb, çdo koment i paverifikuar dhe lëhtësisht i manipulueshëm në çdo faqe online, është i ngjashëm me sharjet dhe fyerjet poshtë shkrimeve, por që të paktën askush deri më sot nuk i ka përmbledhur në një raport e t’i bëjë publike.

Dikush, me njohuri juridike, duhet t’i thotë kryeministrit se që nga sot, ndoshta mund të ketë pak më shumë punë me drejtësinë. Sepse, publikimi i emrit të një qytetari në një listë të tillë linçuese pa fakte, pa prova, është shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e disa ligjeve të tjera që mbrojnë qytetarin dhe zyrtarin nga abuzimi i qeverisë.

Unë nuk di se çfarë ka thënë më shumë Sali Berisha, Edi Paloka apo Arben Ristani që janë përballur gjyqeve me Edi Ramën dhe familjen e tij për akuzën e shpifjes. Realisht nuk kuptoj çfarë fyerje më të madhe ka për një nëpunës të shtetit që papritur e gjen emrin në një listë të zezë thashethemesh kryeministrore.

Edhe, pse e kuptoj qartë se pjesa më e madhe e tyre ndihen të trembur për karrigen, që shohin me dëshpërim çdo lëvizje të eprorëve, që shajnë e mallkojnë ata që i kanë sharë, prapë besoj se mes asaj liste do ketë nga ata që do e ngrenë zërin dhe do denoncojnë këtë mënyrë jodemokratike të të bërit shtet.

Mendoj ende se pavarësisht përçudnimit që politika i ka bërë moralit të administratës, do gjendet dikush që të nisë një procedurë ligjore ndaj kësaj mendësie diktatoriale për të fyer, poshtëruar dhe për të sunduar nëpunësit e një shteti që nuk  funksionon siç duhet.

Dhe për këtë në 2017-ën nuk vlen më justifikimi: “shoku Enver nuk i di gjërat”. Tani, shoku Enver është bërë me Facebook…

27 komente në “Enver Hoxha me Facebook”

  1. ISH ANTIENVERIST says:

    Dear Desada !

    Tashme Enveri eshte kthyer ne legjende jo vetem nga ju denadat me silikon..por dhe nga edi rama dhe diplloqia perendimore
    .
    Bej pjese te ata shqiptare qe e kam share deri ne qiell Enverin nga 1990-1997..por pas marsit 1997 ai eshte kthyer ne legjende

    Tre jane kategorite te cilat po bejne terrorizem mediatik dhe qe nuk kane te drejte te zene ne goje Enver Hoxhen
    .
    _-Asnje lloj qytetari amerikan qe nga presidenti dhe deri te pastruesi me I thjeshte nuk kane te drejte te denigrojne Enver Hoxhen se ishte Anglia &Amerika qe pruri ne pushtet ne 1944 dhe me vone Curcilli me Ruzveltin na shiti te Stalini dhe Tito-Rankoviqi…..Dhe nqs Enveri paska qene kaq I tmerrshem pse nuk na cliruan keta miq per fiq
    .
    -Asnje lloj turbo komunisti te tipit Kadare-Berisha-Stefani dhe cdo lloj hajvani nuk kane te drejte morale ta shajne Enverhoxhen se jo vetem nuk jane te besueshem por eshte veprim kanibal nga nje boleferkues I tij te behet ne nekrofage per cerek shekulli…jane kthyer ne Drakula
    .
    -Asnje lloj ish fashisti,ish zogisti,ish diversanti te tipt xhaferrdeva apo hamit matjani qe ne vend te dorezoheshin ne gjyq per krime lufte u aktivizuan ne akte terroriste…Ne kete maskarade futen dhe ato ARMIQ KLLASE si pellumb kulla andrea stefani sali berisha…vazhdon lista me mijra qe ai xhaxhi I mbajti ne pellmbe te dores….Pa harruar ketu dhe ish te perndjekur qe u bene Spiuna te shokeve te tyre si Kasaruho apo artan hoxha ai presidenti 12 oresh…
    .
    Te gjithe keto ndyresira qe permenda me lart pra kane konflikt interesi pasi jane pale kundershtare
    .
    Pra ndiqni albitrin e Enverit::
    .
    Indro Montaneli = analisti me i mire italian per te gjitha kohrat me prirje fashiste qe kishte nje antipati te madhe per Enver Hoxhen dhe e quante Tiran..por me nje egzatesi te cuditeshme pranonte dhe keto merita te tij qe duhet te quhen
    .
    20 POSTULATET E MONTANELIT PER EHOXHEN:
    .
    1-burri i shtetit më jetëgjatë dhe serioz përsa i përket ushtrimit të pushteti
    2-e fitoi pushtetin si partizan ,cliroi shqiperine pa ndihmen e huaj
    3- e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.
    4-ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet si gjithe bota
    5-Shqiperia pas 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.
    6-Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.
    7-Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës
    8-Denimet e para i bëri vetëm me mbarimin e luftës, por i bëri në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të komunizmit
    9-në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.
    10-Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi.
    11-Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar.
    12-nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Causheskut apo Kim II Sungut
    13-në publik shfaqej rrallë
    14-ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.
    15-Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur
    16-për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar
    17-ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën
    18-Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.
    19-kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.
    20-është nje nga shtetaret me te spikatur se e nxorri ate vend nga mesjeta e hereshme ne nje vend me varferi të pranueshme

    1. Epiriiiiii says:

      E Dashur Desada kjo Liste ky APP eshte si Shpata r Demoklenit per gjith Administraten e Korruptuar ku e di ti se nuk do nisin verifikimet mos u nxito moj bukuroshe se me shme dit vije se kan ikur gjith Pasuria gjith Gjeja e Vjedhur duhet ti kthehet ketij shteti tung Desada dhe leri prrallat me E.Hoxhe

  2. Grigor says:

    Desada, ik me pushime tani dhe flasim kur te kthehesh ne Shtator. Degjo moj çupe, ty te kane mesuar ca gjera dhe dole ketu shume e eksituar per te shkruar nje “gje te bukur”, dhe per pak kalove ne orgazëm.
    Nuk ka faj as Saliu, as Rama dhe as Meta. Jane trapat si puna jote qe perbejne ate pjese te popullsise qe pjell Ramëra, Sailra dhe Metëra te cilët shtypin pjesen tjetër.

    1. Seferi says:

      Nej duartrokitje per ju.

  3. Beni says:

    Pika te rente ne tru moj Desada . Jo 100, por 1000 emra te afishoje kryeministri ,jane pak me kete administrate te fryre qe vetem rrine e nuk te zgjidhin asnje hall, vec te shohin nga duart.Une vete kam nje pervoje teper te keqe nga hipoteka(nuk ka rendesi vendi) .Ne vend qe ju si media te mbeshtesni kete praktike sic bejne Stop eFiks Fare, ju tallni menderen me keto shkrime pacavure .Turp te kesh ti e ata gazetare si ti.

  4. zaho says:

    Ish antienverist ke harruar piken 21 ishte nje komandant ushtarak i paaritshem organizoi ushtrine kur them ushtrin kam parasysh tere popullin ne ruajtje te sovranitetit te Shqiperise per nje popullsi te vogel sic ishte Shqiperia beri nje gje madheshtore dhe te pa ariteshme per kedo

  5. angjelini says:

    Desada, korrupsioni ka lulezuar dhe lulezon ne shqiperi edhe me ndihmen tuaj qe ne vend ta denonconit dhe te rreshtoheshit me viktimat ju I beni avokatin. Mutra gazetare si puna e juaj e bejne pis gazetarine e paster. Ata emrat e sotit jane shum pak. Populli ka te drejte ti demaskoje keta hajduter dhe parazite. Ik dhe ha ndonje tas supe nga ajo e prishura e administrates, te ciles po I mban krahun. Turp te kesh moj mjerane.

  6. BB says:

    Si mund te japesh nje mendim kur ka kaq shume njerez te cilet kane vetem ligesi. O njerez mendoni perpara se te shani.

    1. BB says:

      Desada, ne vend te godasesh fenomenet negative si dhe ata qe i bartin ata, ke filluar nje lloj gazetarie qe bie ere , dhe natyrisht qe nuk u mungojne dhe modelet tip Bushati per kete lloj gazetarie qe i mbron ato. Eshte shkrim i paguar, dhe ti BB smund te perdoresh inicialet e tjeterkujt.

  7. Po ti mi c'pate ? Te ka zene barku ? says:

    E mesoi dhia c’eshte tagjia thua ?
    Apo po i thote dhia deles mbulohu (ja pau pra njehere dhia deles)
    ZGJIDH DESADA NJEREN NGA TE DYJA.
    APO MOS O ZOT I DO TE DYJA E NA LE PA GJE.

  8. Peza says:

    Jo 100, por 100 mije jane ata qe e kane cuar kete popull prej 27 vjetesh te rrojne me friken e bukes,te pasigurise,te padrejtesise,te mos besimit ne te ardhmen.

  9. mos ke te besh gje me ILIR METEN se te dy nje mut mbiemer keni

  10. vertino says:

    The idea of self-government is in the first three of the American Constitution.
    Do you know What are these words?
    “We the people”!
    American Constitution this year celebrated 230 anniversary ,It is in power and today.
    So America is the most developed country of the world.
    Ideja e vetëqeverisjes është në tre të parat e Kushtetutës Amerikane.
    A e dini ju Cilat janë keto fjalë?
    “Ne njerezit”Ne populli!
    Kushtetuta amerikane ka festuar 230 vjetorin e këtij viti, e cila është në pushtet(fuqi) dhe sot.
    Pra, Amerika është vendi më i zhvilluar i botës.
    Ti moj gazetare e nenvlefteson fuqine e popullit(sovranit) ,duke i quajtur “spiune” ,fuksa,pabuksa, etc.
    Une mendoj qe ti je naive dhe si duket nuk e njeh realitetin shqipetar.
    Nuk e di nese ke patur rastin te kryesh nje pune,te kerkosh nje dokument ose nje sherbim , ne administraten e te gjitha rangjeve shqipetare.
    Aroganca, korrupsioni dhe neprkembja e qytetareve nga shumica e nepunesve jane present ne shqiperi.Por me e tmershmja jane gjykatat e te gjitha niveleve.Prandaj ankesat e qytetareve mos i quaj “dacibao”,”flete-rrufe” “Spiunlleqe”si ne kohen e Enverit.
    Ndjej keq-ardhje per ty qe je kaq e re ndoshta e mireshkolluar, por pak e verber dhe e ceket ne objeksionet e tua.
    Whatever i wish you all the best.
    Sincerely,Vertino USA>

  11. lloqelloqe says:

    popull i tredhur qe ke 105 vjet qe nga koha kur u bere me shtet qe nuk kalon dot nga statusi popull ne ate Shoqeri!
    Po si mor palla qe nuk doni te emancipoheni e te qyteteroheni me te drejtat qe ju takojne natyrshem. Si ju duket normale qe kryetri i shtetit poston nje liste me emra se ja kane thene me mesazh? po ja po i dergoj edhe une nje mesazh ku i them se ka 4 vjet qe droga eshte bere fenomen kombetar nen hunden e tij dhe Saimir Tahiri eshte punonjesi i sistemit qe nuk ka bere detyren. Do ja nxjerri ky ke kjo lista emrin Saimirit?
    o Popull dele – po si u boka shtet duke minuar shtetin. Keto lista jane mina me e madhe e konceptit te shtetit. Keshtu e beri Enveri, kulaket me lista, kleriket me lista, te pasurit me lista, te deklasuarit me lista, Cohej neper mbledhje e permendte familje qe mbas fjalimit shuheshin. Shkruante artikuj ku thoshte filani eshte armik dhe e pinte ai e familja. Ky nuk eshte shtet ky eshte rrasja hurin ne bythe fshatarit se te do me shume. O popull lope ohhh cfar tmerri kur ju shikon qe rreshtoheni me bythen nga kryetari duke u zene kush e kush ka “fatin” te haje hurin e te gjatit. o zot viti 2017 e ne kete toke ka probleme tribush

  12. Adi says:

    Cdo popull qeveriset sic e meriton. Duket nga komentet ketu – kujtojne se shteti behet me denoncime digitale … si Pallati Endrrave.

    Kam nje propozim – kjo “platforma digitale” te bashkohet me ate te saliut se shtohen burimet e “sigurta” te informacionit

  13. mitati says:

    Nje nga format me te mira qe po perdor Kryeminsrtri per njerez te degjeneruar te administratave tona-
    Keshtu duan,te demaskohen publikisht pleherat e administratave tona.Na jane kthyer ne agallare mbi kolltuqert e ngroheta te mbushura me parate e vjedhura nga ne populli i varfer.
    Vazhdo i nderuar K/Minister ,demaskoj dhe hiqi nga puna qe kane marre pa merite.
    Popullin e keni me vehte.A e pe sa shume njerez te votuan?

  14. Phoenix says:

    E nderuar Desare,
    I sugjeroj qe te gjithe personat e permendur ne liste ta hedhin ne gjyq dhe te kerkojne demshperblim moral si Fullani. Por kam frike se do bllokohen gjykatat per nja 4 vjet te tjera. Sepse KM vete e thote qe nuk di apo nuk merr vesh nga ligjet (therret policet per te bere vota); nga ekonomia (i thote Fevziut ta lere muhabetin e ekonomise se nuk merr vesh nga shifrat); kohet e fundit ka vertetuar se nuk merr vesh as nga protokolli i veshjes (etika, te cilen fjale e ka shume qejf por dyshoj shume nese ia di kuptimin). Ajo qe bej cudi eshte se sa seriozisht e marrin te huajt. Ata kane filluar t’i kembejne fotot hipokrite me te, me refuzimin e azilit per shqiptaret ne vendet e tyre.

  15. mbare populli shqiptar says:

    Po ata qe i shkruajne Berishes tend kriminel dhe hajdut te ketij vendi cfare i quan ti moj (spiune e Sales ),qytetar dixhital? Si ste vjen turp qe njerezit e thjeshte e pa pushtet i quan “spiun”Pse? -sepse i thone hapur e pa droje ,pa frike ,pa servilizem emrat e njerezve qe na rrjepin cdo dite?
    Ne qe lexojme shkrimi8n tend e kuptojme shume mire se kujt i sherben ti me shkrimet e tua,por do te jete ne nderin tend te shkruash ne mbrojtje te interesave te ketyre njerezve -te popullit, dhe jo nte mbrosh interesat e hajduteve e krimineleve te ketij vendi o SPIUNE E SERVILE e Qelbesirave te ketij vendi

  16. O ju komentues me maska,A nuk ju vjen pak turp nga vetja e juaj nga familjet tuaja qe ndaj nje shkrimi dinjitoz rrokullyet gjithe fjalet me banale ndaj saj,A keni familje,femije ,motra,etjTURP QE NE VEND TE FLISNI,OSE MOS FLISNI RRETH TEMES ,KALONI NE EKSTREM ,OFENDONI PAPIKE MESHIRE,Kjo tregon kulturen gjithesecilit,

  17. Sanija says:

    Desade… Enveri fle tek ty, perderisa e ke kaq te kollajt ta “zgjosh” here pas here.

    1. RRUSPIJA RIPJELLJES says:

      ma popull i marum..nuk e maj men nik..name..po te drejte nje komentus qe thote..kto leji pa buke..uje ..drita vetem KM +partine mos ja luj..po fuksa e spiuna ju boni partia o ripjellja..knoquni me kto 100 morracake..se familjes berisha+meta do ti hani mutin..se jane isoj si KM…do e shofim sa veting do boni…por kto s’kane bythe me bo veting..se sale komunisti i hap dosjet…jane bashkpuntore me krimin te gjithe…o KM BOLL propogande se maroj fushata or mik…bababa sa e ka infektu ket popull enver serbi…popull qe fluturo me pras ne byth..kto te ripjelljes kom pa..del gazetarja bo nji analize…si qen te terbum i shkojne mrapa tu shajte…kur bohet fjale per gramoz kriminel rucin..per kryeparlamentar mcifen si mi halesh asedhe nji militant i ripjelljes komenton

  18. Treviso says:

    Kjo liste prej 100 personash eshte si nje pike uji ne detin Adriatik.
    Mire do ishte qe administrata te nderrohet 100% dhe te zevedesohen me ato persona qe kalojne provimet sipas profileve te puneve. Komisionet per keto provime duhet te ngrihen nga ministrite perkatese. Qeveria duhet te marri masat qe ne perdorot e punojsve te çdo lloj kategorie te shkruhet:
    Ndalohet kategorikisht diskutimi politik neper zyrat e shtetit. Kush e thyen kete rregull te perjashtohet nga puna. Vetem keshtu do te riparohet administrata e shtetit. Ne çdo zgjedhje nderrohet vetem drejtuesi politik pa prekur punojsit e administrates.

  19. Shefi says:

    Opinioni publik, dmth ato qe shprehin ne mesazhet drejtuar E. Rames mund te jete edhe i gabuar. Sidoqofte eshte nje opinion publik e kur nje shumice njerezish kane te njejtin mendim qe psh hipoteka e Vlores kryen veprime arbitrare, atehere eshte e domosdoshme te shqyrtohet ky opinion. Ne njefare menyre politikanet dhe gjykatesit tane as e kane perfillur kete opinion publik.
    Dhe sipas nje gazetareje, Desades, ky opinion publik duhet shperfillur? Duhet te shprefillet aq me keq nga gazetare qe jane guzhinjeret e opinionit publik? Analogjia me flete rrufete eshte e rreme. Kur shtypi ishte i kontrolluar nga sistemi monist, sistemi i dacibaove ishte vetem nje instrument me teper ne duart e sistemit, por sidoqofte ishte pararendesja e diskutimeve on-line.
    Me duket se kete here Desada ka rene ne derrase te kalbet.
    Nuk do ishte me mire qe ne vend qe te mbroje lista, Desada te shqyrtoje se sa propabel jane ankesat e njerezve kundrejt njerezve te caktuar. Facebook-u nuk eshte anonim, njerezit qe bejne ankesa mund te gjenden e ne se ata qellimisht shperndajne opinione negative mund te pergjigjen ligjerisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje