Ka pasur shitje-blerje votash në këto zgjedhje? Me siguri, po. Nuk u paraqit asnjë provë për këtë nga ana e atyre që po e ngrenë zërin pas zgjedhjeve, por as që është nevoja të kemi prova për këtë gjë. Shitja-blerja e votës është një gjë që ne dimë ta bëjmë mirë. Kemi kohë që e bëjmë. E megjithatë, kjo zhurma mbi shitje-blerjen e votave që po bëhet pas zgjedhjeve, është një gjë e pashijshme, për të mos thënë e ligë. E para, sepse njollos pa të drejtë një proces zgjedhor që ishte më i miri që ne kemi mundur të realizojmë deri më sot. Nuk ishin zgjedhje të përsosura, e nuk kish pse/si të ishin, por në krahasim me zgjedhje të shkuara, ishin qartazi më të mira. Fushata ishte më e qeta që kemi jetuar ndonjëherë, policia qëndroi absolutisht në funksionet e veta ligjore, sidomos në ditën e votimit, situata pranë e jashtë qendrave të votimit ishte pabesueshmërisht e qetë (nuk kish te portat e këtyre qendrave militantë me pamje prej të forti, që lëpinin e nduknin zgjedhësit me shikimet e tyre, siç ka patur herë të tjera), numërimi i votave u bë pa asnjë problem, numërimi u bë në harkun e dy ditëve, rezultati u shpall më shpejt se kurrë, KQZ-ja funksionoi si një makinë harmonike (nuk kishim parë ndonjëherë një KQZ të tillë, ku anëtarët nuk u përplasën në asnjë rast), konfrontimet mes militantëve në terren u kërkuan me lupë, e nuk u gjet gjë prej gjëje, përveç atij rastit në Lezhë, partitë nuk patën asnjë objeksion deri ditë të tëra pas zgjedhjeve, protagonizmi politik në ditën e votimit e gjatë numërimit ishte pothuaj zero, aq sa ne opinionistët e Top Channel-it zumë t’i thoshim njëri-tjetrit se, me sa duket, ka ardhur koha që maratona televizive elektorale, si ajo që u bë në atë televizion, të mos bëhen më, pasi nuk janë të nevojshme.
E dyta, sepse shitblerjen e votave, siç thashë, duhet ta llogarisim si një kufizë të ekuacionit elektoral në Shqipëri. E duhet ta pranojmë si një kosto elektorale që shoqëria, e vetë partitë, duhet t’i paguajnë natyrës së vet korruptive. Do të na shoqërojë edhe ca vite kjo dukuri. Dhe për sa kohë që do ekzistojë, nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të bëjmë të gjitha ndërhyrjet e mundshme ligjore (me sugjerime të opozitës, që është më e frikësuara e më e kërcënuara prej kësaj sëmundjeje) e të propozojmë zgjidhje që limitojnë dëmin e që japin dënime të rënda për ata që e shesin, e sidomos për ata që e blejnë votën; ndërkohë, të jemi syçelët, të dokumentojmë, e mbi bazën e këtij dokumentimi, të ngremë padi në organet e hetimit e të gjykimit. E nëse nuk jemi në gjendje të paraqesim dot asnjë provë, siç është rasti i këtyre votimeve, duhet të mësohemi ta qepim gojën. Ne mund të hamë edhe veten nga inati që nuk gjejmë dot prova të krimit, për të cilin mendja na thotë se ka ndodhur, dhe meritojmë gjithë empatinë e të tjerëve për këtë vuajtje tonën, por duhet të mësohemi me faktin se nuk mund të flitet me hamendje, apo me mëthetëthashë, për një çështje të tillë. Madje, duhet të mësojmë edhe tjetrën: edhe sikur të gjejmë prova të krimit, ato nuk kemi të drejtë t’i bërtasim televizioneve; përkundrazi, duhet të bëjmë atë që bëjnë amerikanët, anglezët, gjermanët, francezët, grekët, kroatët, ndoshta edhe serbët, ndoshta edhe afganët, d.m.th. t’i çojmë këto prova për hetim e për gjykim fillimisht në strukturat elektorale të gjykimit (në KQZ e në Kolegjin elektoral të Gjykatës së Apelit), e më pas në strukturat e tjera të hetimit e gjykimit. Po prit, mund të thotë ndonjëri prej politikanëve, se këto institucione e struktura nuk janë të besueshme. E pastaj? Këto nuk janë institucione të uzurpuara nga dikush, as të ngritura për inat të atyre që do humbasin. Përkundrazi, janë institucione që janë ngritur edhe nga ata që humbin zgjedhjet. Në rastin konkret, janë po ato institucione që kanë mbetur prej kohës që qeverisnin këta që kanë humbur sot. Kështu kanë dashur, kështu i kanë ngritur. E nëse ka njerëz që s’duhet të qahen për këto institucione, këta janë politikanët. Në vend të qahen prej institucioneve që i kanë ngritur vetë, duhet të na kërkojnë falje që i kanë ngritur të korruptueshme. E pas kësaj, le të nisin një betejë të re. Dhe ja ku na doli kauza e opozitës: të nisë e të zhvillojë një betejë që synon rritjen e besueshmërisë së këtyre institucioneve. Kjo është e vetmja gjë që u mbetet të bëjnë. Dhe kjo duhet të jetë kauza e opozitës qysh prej ditës numër një të legjislaturës. Sepse nuk duhet të ndodhë siç ka ndodhur deri më sot: që opozita për katër vjet merret me dashnoret e Olsit, e pas katër viteve, kur afrojnë zgjedhjet, zë e jep alarmin se zgjedhjet do vidhen, ngrenë çadra, bëhen gazi i botës, na bëjnë të gjithëve gazin e botës.
E treta, sepse shitja-blerja e votave, për aq sa ka ekzistuar në zgjedhjet e datës 25 qershor, nuk fabrikoi humbës. Kjo shitje-blerje (le t’u shkojmë pas midesë atyre që bërtasin për vjedhje votash; le të harrojmë se nuk është paraqitur asnjë provë për vjedhje votash e le të harrojmë që rezultatin real e parashikuan edhe sondazhet), kjo shitje-blerje pra mund të ketë fryrë fitoren e socialistëve me një a dy deputetë, ja ta zëmë edhe me 5 deputetë, por humbja e atyre që kanë humbur është aty, e qartë, verbuese, e patjetërsueshme, e pajustifikueshme. Prandaj, humbësve duhet t’ju vijë pak turp. Nëse ka pasur një rrethanë, në të cilën humbësit duhet ta kishin qepur gojën, ka qenë pikërisht kjo rrethanë, në të cilën humbja është katastrofike e në të cilën humbësve të llastuar iu dhanë gjysmat e zyrave të shtetit dhe shanse për të kontrolluar të gjithë procesin, gjë që nuk ka për të ndodhur kurrë më. E kështu, ata duhet të ulin kryet prej disfatës, e jo të bërtasin për manipulim zgjedhjesh. Është qesharake e gjithë kjo që po ndodh. Por merret vesh pse po ndodh. Humbësve iu duhet të ruajnë pozitat e komandës në partitë e tyre, e për rrjedhojë u duhet një alibi për humbjen. Dhe vjedhja e zgjedhjeve është e vetmja alibí. Në mos, është më e mira alibí.(Mapo)
Mustaf, ke bërë këtë rradhë një shkrim shumë të mirë; sikur gazetarët italianë, apo gjermanë.Je treguar mjaft autoritar.Pavarësisht se flet për “fryrje të fitores së socialistëve”, gjë që nuk është e vërtetë, po t’i qëndrojmë llogjikës së fakteve, denoncimeve në KQZ dhe pastaj në prokurori.Më duket se po mbusheni me mend edhe ju të “Kazanit”.Po të shkruhet me paanësi ndaj kujtdoqoftë Shqipëria ecën përpara, nuk bie viktimë e varkëtarëve, që i bëjnë vrima varkës së tyre.Të shpresojmë!
Bukur…..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Shume i sakte Nano. Nuk kane cfare ti bejne gomarit dhe i bien samarit!!
Shume dakord me argumentet, por dhe me keshillat qe iu jep “politikaneve” dhe “opinionisteve”.Nuk jam plotesisht me ju, per kete qe keni shkruar:” Humbwsve iu duhet te ulin koken dhe t’iu vije pak turp!…” Jo, i nderuar, jo kaq pak. Por humbesit duhet ta qepin sqepin dhe cdo berihaj i tyre duhet hedhur ne humnere, pra te mos thuhet e shkruhet asgje ne media, te neveriten “kryetaret e zgjebosur!”
Basha paturpesisht dhe duke fyer shqiptaret, pervec kavajseve ( por pas dy vjeteve do te thote edhe per kavajsit qe u shiten) , thote se ketu u be nje shitblerje masive e votave.
Cdo te thote shitblerje masive?
-Pazar. Dmth nga do qe te kthjeje koken shihje njerez qe shishnin e blinin, asgje tjeter vecse voten e tyre. – Hajde vota, kush do vota? Nje vote 50 euro.
-Nga ana tjeter, degjohet thirrja: -Kush ka vota, per te shitur? Urdhero! – 50 euro vota.
Kjo eshte shitblerja masive e votave. Dy milion kamera. Kush e di sa ore filmime do te kene bere ne te gjitha pazaret e Shqiperise. Te shohim kur ti nxjerre Basha. Ndryshe po nuk i nxori, ta qepe gojen. Qe do te thote se edhe ai ka qene pjese e shitblerjes masive te votave.
Thote Basha dhe Moni u shiten votat,thote Muqi u shiten por jo AQ shume
O Muq asnje vite nuk eshte shitur pervec legenave te LSI dhe PD qe blene nja 5000 vota
Nano!
Je i sinqertë dhe i besushëm!
Rrofsh, qê shkruan!?????
i derrmoi ps e rama i beri te flasin me veten . fituan idete e mira jo shifrat rrenacake forcmi i shtetit te se drejtes .sundimi i ligjit rregullit -nxitja e pjesmarrjes se qytetareve ne qeveisjen e vendit -bashimi i njerezeve per te punuar ne permiresimin e jetes .zgjimi nga gjumi per te luftuar hajdutet ,matrapazet ,shfrytezuesit .servilet arrogantet .per te vene ne pune tere administraten me qellim rritja e cilesise se sherbimeve duke vene ne pune njerez me dinjitet .moral e prgatitje te larte kokeulur e sherbetore te popullit keto do sjellin dhe zhvillimin e ekonomise.forcimin e sistemit arsimor ,rendit publik si dhe rritjen cilesore te sherbimit shendetesor