Një ‘’Selam’’ për Bashën

13 Korrik 2017, 09:44Blog TEMA

Nga Adenil Pjetri

Nuk është fort e çuditshme që kësaj radhe, si asnjëherë tjetër, PD nuk i kontestoi zgjedhjet parlamentare.

Them nuk është e çuditshme duke pasur parasysh marrëveshjen parazgjedhore, ku Basha luante bllofin, pa letra, duke shpresuar në mëshirën e kundërshtarit. Pra, dukshëm Basha as në skenaret më optimiste nuk e mendonte veten kryeminister.

Basha kishte gjëra të tjera për të cilat shqetësohej. Ishte momenti të mendonte veten si lider, i cili megjithse ‘de jure’ drejton Partinë Demokratike prej 4 vitesh, asnjëherë nuk ka qenë lider.

Them nuk ka qenë lider pasi lider nuk mund të konsiderohet dikush thjesht se është ‘in charge’  për të udhëhequr, por dikush i cili udhëheq duke frymëzuar dhe motivuar ndjekësit me kauzat e tij.

Për këtë Basha është i vetëdishëm.

Studiues të ndryshëm mendojnë ndryshe rreth të qenurit lider. Grupi i parë mendon, kategorikisht, se lider lind, pra udhëheqësia është një dhunti.

Ndërsa grupi  i dytë mendon se lider nuk lind por kultivohesh. Unë personalisht i përkas atyre që mendojnë se lider lind, nuk bëhesh.

Sido që të jetë, jemi para faktit që Bashën duan ta bëjnë lider me zor.

Ata që duan ta bëjnë Bashën lider me zor, jam i bindur se, i përkasin grupit të parë të mendimit rreth liderit por justifikohen përmes grupit të dytë të mendimit për liderin. Pra e dinë që Basha s’mund të jetë kurrë një lider, por u volit ta kultivojnë si lider.

Basha lider i volit Berishës, Ramës dhe SHBA_së.

I volit Berishës sepse me Bashën kryetar do shndërrohet në patriarkun dhe liderin historik të PD-së.

I volit Ramës sepse për vete është një lider i lindur dhe e eklipson lehtësisht Bashën. I volit SHBA_së sepse reformat janë, ‘a priori’, më të garantuara për t’u realizuar me Bashën kryetar.

Kultivimi i Bashës si lider mund të realizohej vetëm duke u sfiduar nga lidera që nuk e kanë as dhuntinë e liderit dhe as nuk janë të kultivuar si të tillë.

E kush tjetër mund ta bëntë një gjë të tillë përveç Selamit, duke marrë parasysh edhe afrimitetin që ky i fundit ka me trion e lartpërmendur.

Është pikërisht kjo trio e cila i bën ‘’Selam’’ Bashës.

2 komente në “Një ‘’Selam’’ për Bashën”

  1. Albani says:

    E ke gabim zoteri!
    Eshte pikerisht mungesa e “trios” qe nuk e ben dot Selamin “lider” (kjo fjale tingellon si dicka e madhe, por le te themi kryetar,madje as udheheqes). Selami e di dhe kete e di edhe Saliu, qe kushti itrete (SHBA), eshte jo ne te miren e Selamit. Qe Selami te zgjidhet kryetar,
    si i “futur” nga SHBA, do te thote vdekje e shpejte e Saleh Berishes. A ju kujtohet aty nga viti 2009, apo 2011, kur erdhi Selami nga Amerika dhe Salehu as denjeoi te fliste ne telefon me te, pale ta takonte dhe Selami iku me bisht ne shale ne Amerike.
    Kjo behet vetem nese Selami behet garant per Salehin te amerikanet, por a e ka ne dore Selami kete gje?

    Selami kryetar – vdekje per Salehin dhe Kliken Berisha. Saliu mbijeton vetem me kllounin Basha, kollovarin e familjes.

  2. Cudia says:

    Adenil a mund te na tregosh se ku e ka afrimitetin Selami me Berishen apo Ramen? Selami jetoi ne SHBA si cdo emigrant tjeter. Zgjedha e Selamit ne krye te nje PD-je te pjerdhur do te jete shpresa e fundit per te ngritur PD-ne. Natyrisht qe ai ka patur ambicje per ate post dekada te shkuara kur nderkohe Basha nuk ekzistonte ne politike. Berisha e eliminoi me ane te kesaj kulture demokratike qe ka kjo parti mes vetit. Tani perseritet shansi qe keta te vene ne te semes. Ti dhe shume si ty duan vetem te shajne kedo dhe kurdohere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje