Çdo njeri normal, kur dëgjon një djalë të ri si Lulëzim Basha të ulërije deri në kup të qiellit, habitet dhe thellësisht i cuditur pyet vehten: si është e mundur dhe cili të jetë vallë shkaku i një revoltimi kaq të skajshëm? Cfarë halli e ka gjetur këtë djalë qe shfaqet kaq i shqetësuar? A thua të jetë dashuria e pakufishme për këtë popull fatkeq, i cili ka rënë në kthetrat e socialistëve dhe po përpëlitet në një mjerim të përafërt me kufijtë e vdekjes, që e bënë këtë djalosh të shqetësohet deri sa të rrezikojë seriozisht shëndetin e tij? Dhe pa dashur të zgjatemi me një mori pyetjesh, ku ta ketë vallë burimin gjithë kjo dashuri e pafund për këtë popull, e këtij “ëngjëlli krahëshkruar”?
Vite më parë, duke shëtitur në një nga parqet e New Yorkut me Eduard Selamin, në bisedë e sipër i them se duhej të bindej për t’u kthyer në Shqipëri dhe të luftonte për t’u vënë në krye të Partisë Demokratike, si një domosdoshmeri për të bërë ndryshimet e nevojshme dhe për ta çuar ëndrrën tonë për liri dhe demokarci në binarët e arsyes. Mbaj mënd, vuri buzën në gaz dhe përafërsisht m’u pergjigj:
– Dëgjo, do të tregoj diçka interesante, e cila mund të shërbente si përgjigje për mendimin që sugjeron. Dhe pasi heshti pak, si për ti thirrur kujtesës vazhdoi:
-Një herë, në fillimet e demokracisë, shkuam së bashku me Azem Hajdarin në Shkodër për një takim me popullin. Takimi u zhvillua në sallën e teatrit Migjeni. Salla ishte mbushur plot, aq sa, siç thuhet, nuk kishe ku të hidhje as kokrrën e mollës. Duke qënë se isha Sekretar i Përgjithshëm i Partisë, dhe si të dërguar të qëndrës, fjala mu dha mua. Pas duartrokitjeve të zakonëshme fillova të flisja. Më kujtohet, gjatë kohës që unë flisja, salla ra në një qetësi të atillë sa dhe miza ndihej po të kalonte. Njerëzit dëgjonin me një vëmëndje të madhe. Ata dukej sikur ishin të etur për të dëgjuar ato që unë thoshja. Por, pikërisht në kulmin e kësaj qetësie, kur unë mendoja sa e nevojshme paskej qënë t’u flitej njerëzve për të mirat që sjell një jetë në liri, ngrihet njëri nga salla dhe më ndrëpret duke thënë: O zoti Eduard! Ti dukesh, vërtetë je një djalë i mirë, por të them të drejtën, nga ato që thua unë nuk marr vesh asnjë fjalë! Dhe vazhdoi me një zë deri në kup të qiellit: Çohu, or Azem të keqen, po çohu dhe vëri flakën kësaj salle me ato fjalë të arta që nxjerr nga goja, se na zuri gjumi këtu në mes të teatrit! Pas kësaj ja plasi me të madhe me dy gishtat lart: ”Liri Demokraci”! “Liri Demokraci”!” Azem, Azem, ti je bota”! Kur ç’të shohësh, salla u ngrit e tëra në këmbë dhe filloi të oshëtinte e gjitha nga thirrjet dhe brohoritjet. Unë mbylla gojën dhe mbeta i çuditur. Ndërkohë çohet Azemi dhe me nje mori slloganesh që i lëshonte si fishekzjarë, filloi të bërtiste shumë më tepër se ata, duke krijuar një atmosferë, që nuk di ç’të them..Por, ç’ta zgjas… Pas mbarimit të takimit, kur ishim duke u kthyer për në Tiranë, i drejtohem Azemit dhe e pyes: Azem, do më thuash të vërtetën, por të vërtetën ama, mban mënd ndonjë fjalë nga ato që the në takim? Dhe ai, me sinqeritetin që e karakterizonte, mu përgjigj: asnjë për be! …
Ja pra, i dashur, kjo ishte ajo që doja të thoja si përgjigje për sugjerimin tënd. E pasi vuri përsëeri buzën në gaz e mbylli me këto fjalë: Dhe ti thua të kthehem për të çuar punët atje ku e lyp nevoja!…
Kanë kaluar njzetepesë vjet nga koha e fillimeve demokratike, por mjerisht, kur dëgjon se si Lulëzim Basha flet, të krijohet përshtypja se koha ka mbetur në vënd. Cili të jetë shkaku dhe sa i perligjur mund të jetë sot një qëndrimi i tillë i njëjtë me atë të një kohe të lënë pas? Për të mos pyetur për atë që është më e rëndësishmja, sa efektiv është ky qëndrim sot, për një rikthim të PD në pushtet?
Si rregull, historia na mëson se masave tëë mëdha të njerëzve është nevojë t’u drejtohesh me tonin e një revolucionari shpëtimtar në momentet e një ndryshimi të madh, të cilin është domosdoshmërisht koha që e kërkon Fillimi i viteve ’90 te shekullit të kaluar ishte koha e ndryshimeve të domosdoshme në vëndin tonë, për të shëmbur godinën e një sistemi gjakatar dhe të urryer, të kalbur në çdo qelizë dhe lindja e shpresës për një jetë të re,të qetë dhe të begatë për këtë popull shfaqej si nevojë. Bëhej fjalë për të bashkuar hapin me atë të popujve të qytetëruar dhe mobilizimi revolucionar, i cili shprehej qartësisht në qëndrimet e zoti Berisha, ishte përgjithësisht i justifikuar. . Por për një individ ,një situatë e tillë vjen apo nuk vjen një herë gjatë jetës së tij. Kurse, sot, e shumta që mund të ndodh është ndryshimi me votë i pushtetit. Atëherë, si mund të justifikohet ky qëndrim i një revolucionari të revoltuar, i zotit Basha?
E thonë edhe fëmijët, këtë çerek shekulli, me bëmat e kësaj klase politike, realisht këtij populli i ka ardhur shpirti në maj të hundës. Politikanët e të dy krahëve pa më të voglin dallim kanë deformuar në mënyrë skandaloze qëllimin përse vihet në pushtet. Ata nuk dinë çfarë është shërbimi ndaj popullit që i zgjedh, nuk kanë ndjenjën më të vogël të përgjegjësise qytetare. Por çuditërisht, në mënyrën më të turpshme, i japin të drejtë vehtes dhe tregohen të pashëmbullt për mobilizimin e popullit, për interesin e pushtetit të tyre. Një të mijtën e zellit që shfaqin për problemin e pushtetit të tyre të tregonin këta politikanë dhe kishin për të plotësuar me majë detyrimin që kanë ndaj këtij populli fatkeq, e për rrjedhojë, gjëndja jonë kish për të qënë shumë herë më ndryshe.
Eshtë për këtë arsye, që britmat histerike të Lulëzim Bashës populli i pret me një buzeqeshje të lehtë. Ai nuk ka tashmë më të voglin besim në ato që Basha thotë. Ata fyhen deri në palcë për faktin që Basha i trajton si turmë dhe nuk tregon respektin më të vogël për ta, kur ulërin si i marrë. Bashës gjithashtu i duhet kujtuar se është në krye të PD dhe si i tillë është perfaqësuesi i gjithë anëtarëve të saj dhe se një pjesë jo e vogël e tyre ndihen thellësisht të fyer nga një përfaqësim i tillë. Nuk është aspak teprim po të vinim në dukje, se një komunikim të tillë në kufij skandaloz nuk tregon as bujku me qetë që ka vendosur në zgjedhë për të lëruar arat. Kuptohet, njerzit e dinë mirë se Lulëzim Basha nuk ka të drejtë në gjithçka thotë ,prandaj ulërin. Sepse e drejta dhe e vërteta nuk varen nga forca e zërit Tek e fundit, vërtete kujton Basha se mobilizon njerëzit kur ulërin? Ja, une jam një qytetar i thjesht, e dua me gjithë shpirt lirinë dhe përparimin e këtij vëndi, kam votuar 25 vjet rresht për PD, por Lulëzim Basha po më neverit gjithçka. Ç’ka që bërtet xhanëm? Pse nuk bisedon me mua, dhe kur them “me mua” kam parasysh qytetarin e thjesht, i cili ka po aq të drejtë sa edhe Basha të jetë atje ku është ai? Duke ulëritur mobilizon dhe mban të karikuar militantët mund të thotë dikush. Gjepura! Ata nuk kanë nevojë për mobilizim. Por Basha do të tregojë se është në lartësinë e detyrës, se po e zevendeson realisht Berishën, pasi po tregon se di të bërtas më fort se ai, e plot marrëzira të tjera. Lulëzim Basha e ka rrethuar vehten vetëm me militantë dhe është i bindur se opinioni i tyre për të është gjithçka. Duket as e ka të qartë, se parimi i\ tyre ëstë “vdiq mbreti, rroftë mbreti”. Nuk lejon askënd që mendon sadopak ndryshe ti afrohet gardhit të selisë, ka uzurpuar dhe e përdor si armë vetëm për skifterët Rilindjen Demokratike, duke na detyruar të botojmë ndonjë shkrim nëpër organe që nuk jane aspak të detyruar të fusin vehten në vorbullën e marrëzive partiake. Kur duhet të luftoj siç i ka hije një drejtuesi partie që operon në kushtet e lirisë. Vlera e tij do të tregohej po të ndalonte sadopak ata fatkeq që po lënë vëndin të cilin këta politikan jua kthyen në një ferr të vërtetë. Ikin nga Edi Rama dhe masat e tij shtërnguese represive, nga babëzia e Beqajve me kompani, por a munde ti zoti Basha t’u ngjallje shpresë dhe t’u ndryshoje mëndje që të mos iknin? Dhe më tej, ishe së fundmi në Gjermani, pse nuk shkove ti vizitoje në kampe ku qëndrojnë , me që të dhëmbka shpirti për këtë popull? Jo zoti Basha! Vërtetë ata ikin në radhë të parë nga mizerja e kësaj qeverie që votuan, por njëkohësisht ata ikin se nuk kanë më shpresë dhe besim edhe tek ty, se të provuan një herë. Nuk janë budallenj të gënjehen më duke besuar në individ si ty dhe përkrahësit që ti mban rrotull. Dhe kjo është fatkeqësia më e madhe për Partinë Demokratike. Janë pikërisht këto disa nga arsyet dhe koha e kërkon si nevojë, që ju duhet të largoheni nga drejtimi i Partisë. Keni humbur dy zgjedhje Zotëri! Natyrisht, unë e di, ju mund të humbni edhe njëzet palë njëra pas tjetrës dhe as që ka per t’ju rënë ndër mënd të largoheni. Dhe kjo sepse ju nuk ndjeni përgjegjësi për asgjë.
Së fundi, nuk na mbetet tjetër, veç të përsërisnim, se PD nuk mund te vijë në pushtet vetëm me votat e militantëve të saj. Votat e tyre edhe pse janë një gur i çmuar për Partinë Demokratike, nuk mjaftojnë. Qëndrimet e zotit Basha tregojnë se ai nuk ka aftësi për të komunikuar dhe ngjallur shpresë tek pjesa neutrale e shoqërisë. Për më tepër ai shfaq një qëndrim të hapur armiqësor dhe ndaj atyre që mendojnë ndryshe në PD. Ai rrezikon seriozisht edhe këto vota tradicionalisht të besueshme për PD. Zoti Basha sillet si megaloman edhe me aleatët. Ai nuk di të bëjë miq. Ka shpallur vehten të zgjuar dhe nuk lejon askënd të shfaq një zgjuarsi më të lartë se e tij. Eshtë pothuaj i gatshëm të bëjë atë që bënin Bollgaret e Donit , të cilët e varnin në pemë atë që shfaqte zgjuarsi më të madhe se të tjerët. Por të paktën ata e bënin në emër të barazisë, kur ky mund ta bëjë fare thjesht edhe në emër të ruajtjes së pushtetit.
Janë të shumtë ata që mendojnë se vendosja e Eduard Selamit në krye të PD do të ishte një lëvizje politike efikase të cilën koha e kërkon si domosdoshmëri.. Natyrisht, ata që mendojnë për këtë lëvizje duan seriozisht që gjërat të lëvizin në drejtimin e duhur. Dhe jo se Eduard Selami është Mesia, por është i vetmi që ngjall shpresë dhe besim, i cili ka eksperiencën politike të nevojshme, ka miq dhe di të bëjë miq. Ai mund të bashkojë gjithë PD dhe t’u jap arsye të larguarëve që kanë krijuar parti të tjera të dala nga gjiri i PD të konsiderojnë seriozisht qëndrimin e tyre.
Natyrisht, skifterët nuk do ti lëshonin kollaj një pjesë të pozitave që kanë marrë me luftë në PD. Përfaqesuesi i tyre tashmë i qartë, zoti Lulëzim Basha, si një makinë e Xhejms Watit , e kohës kur akoma marmida nuk ishte shpikur, do të shtojë britmat dhe ulërimat anë e kënd, por tek e fundit, sot të gjithë e dinë se kjo makinë muzeale nuk lëviz më shpejt se 15 km në orë. Siç tregon edhe ajo barcoleta e kohës së komunizmit që krahasonte dy sistemet shoqëror të asaj kohe, ashtu si sistemi komunist nuk bënte përpara për faktin se kish lidhur motorrin me borien dhe jo me rrotat, po kështu edhe zoti Basha pothuaj të njëjtën gjë bënë, ka lidhur motorrin me borien dhe vetëm ty-ty-ty bënë. Pra ai vetëm ulërin dhe ç’është më e keqja, ka bindur përfundimisht vehten se ulërima mund dhe duhet të konsiderohet punë. Ndaj është vërtetë qesharake të paraqitesh me Lulëzim Bashën në një garë elektorale në kohën që jetojmë. Përndryshe, Eduard Selami dhe gjithë ata që e pasojnë, janë si një makinë e ditëve të sotme, e cila nuk bënë aspak zhurmë, por ecën me atë shpejtësi që koha kërkon.
Shkrim vertet me vlera pozitive , jo vetem per PD-istat ,
por per gjithe klasen politike shqiptare .
shume i qelluar arsyetimi yt,miko !! pra tani po kuptoj qe paska akoma ne rradhet e PD njerez qe vleresojne jo emotivitetin,
por Racionalen !.lulzim Basha ashtu si Sali Berisha jane thjesht nje aksident ne politiken Shqiptare,komplimenti .
nese arsyeja do te fitoje mbi anomaline e shumices ne PD,fitorja eshte e juaja.
Basha eshte nje llapaqen qe nuk ka shok
Shkrim prej vizionari qe s’e pranon letargjine. PD duhej te kishte ndryshuar me kohe dhe te hiqte dore nga populizmi spontan i cili e la ne balte dhjetra here, vecanerisht atehere kur Berisha e Luli iu drejtuan per tu armatosur. Kjo parti duhet te distancohet me te shkuaren e saj kriminale dhe banditeske, ne se deshiron te garoje ndershmerisht per pushtet. Shqiptaret mes mijra te kqijave, kane edhe nje te mire: Ata nuk harrojne lehte.
Foton shoqëruese të Bashës në krye e kuptoj, po kush është djali që shoqëron Bashën, këtë e kam të vështirë ta kuptoj!