ANALIZA: PD më mirë në Fier, PS në Kukës e Durrës; Elbasani “gropë” për të dyja…

17 Korrik 2017, 10:54Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në garën e 25 qershorit, PD-ja i përfshiu kryetarët e partive aleate në listat e saj të deputetëve. Si rezultat, aleatët u bënë thirrje përkrahësve të tyre të votonin për PD-në, si sigla e vetme që do të përfaqësonte opozitën. Në ato kushte, ishte më se e natyrshme që PD-ja të synonte të merrte të paktën aq vota sa kishin marrë para katër vjetësh, së bashku, të gjitha partitë opozitare.

Në 2013-ën, koalicioni i PD-së kishte marrë 680 mijë vota, por prej tij u largua PDIU-ja, ndërkohë që u afrua PBDNJ-ja. Me pak fjalë, 25 partitë opozitare që u përfaqësuan me siglën e PD-së në 25 qershor, kishin marrë 660 mijë vota para katër vjetësh (Në fakt, po kaq vota kishin marrë edhe kandidatët opozitarë për kryebashkiakë para dy vjetësh).

Por në 25 qershor, PD-ja mori 200 e ca mijë vota më pak se sa 660-mijëshi i mëparshëm.  Thënë ndryshe, ajo mori vetëm 69% të 660-mijëshit, i cili duhej të ishte objektivi minimal i saj (shihni Tabelën 1).

Nga Tabela 1 (ku qarqet janë renditur sipas performancës së PD-së), duket qartë se në qarkun Fier (ku kryesonte listën Enkelejd Alibeaj), PD-ja pati në 25 qershor një rendiment votash (81%) ndjeshëm më të mirë se sa në qarqet e tjera. Ndërsa në qarkun e Elbasanit, PD-ja pati rezultatin më të dobët; mori vetëm 59% të votave që morën para katër vjetësh ajo dhe aleatët.

Tabela 1

Le të kalojmë tani tek PS-ja.  Nga ish-koalicioni i saj i “1 milion shuplakave”, u largua LSI-ja dhe PBDNJ-ja. Ndryshe nga PD-ja, PS-ja nuk përfshiu kryetarë partish të vogla në listat e saj, por ata si dhe drejtues lokalë të partive të vogla (si dhe kandidatët të pavarur të majtë, si Dritan Prifti, për shembull) bënë thirrje që përkrahësit e tyre të votonin për PS-në. Edhe Edi Rama u bëri vazhdimisht thirrje votuesve të majtë (të PS-së dhe të partive të vogla të majta), që t’i jepnin mjaftueshëm vota PS-së, për të siguruar të paktën 71 mandate.

Në këto kushte, një objektiv i natyrshëm për PS-në ishte marrja e të paktën 810 mijë votave (aq sa kishin marrë partitë/kandidatët e majtë, minus LSI-në e minus PBDNJ-në). Por në 25 qershor, PS-ja (plus deputeti Tom Doshi, i cili kishte deklaruar para zgjedhjeve se do të votonte për Edi Ramën) mori 30 mijë vota më pak se sa 810-mijëshi. Thënë ndryshe, ajo realizoi 96% të këtij objektivi (shihni Tabelën 2).

Nga Tabela 2 (ku qarqet janë renditur sipas performancës së PS-së), duket qartë se në qarqet Kukës (ku garoi fuqishëm Safet Gjici) dhe Durrës (ku punoi fuqishëm Vangjush Dako), PS-ja pati në 25 qershor një rendiment votash ndjeshëm më të mirë se sa në qarqet e tjera (përkatësisht 143% dhe 108%). Ndërsa në qarkun e Elbasanit, PS-ja pati rezultatin më të dobët; mori vetëm 88% të votave që morën para katër vjetësh ajo dhe aleatët.

Tabela 2

*Në qarkun Shkodër janë përfshirë edhe votat e deputetit Tom Doshi

Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press” 

3 komente në “ANALIZA: PD më mirë në Fier, PS në Kukës e Durrës; Elbasani “gropë” për të dyja…”

  1. Life is game says:

    Zaloshnja! Lexo Sh. Nazarko, dje! Meso!

  2. alphade says:

    O anal-list Zaloshnja pse je kaq debil qe e nxjerr qarkun e Fierit si
    kampion e bastion i PD kur dihet se jo me shume se 2 jave me pare
    Fieri ishte bastioni i PS ! Genjej e mashtro por te pakten me lezet dhe
    mos u ben si gallofi Zhei qe sa here del tek Inva Tare flet brockulla dhe
    qe tash nuk i beson me njeri,sidomos me skifjon qe pesoi me italianin
    NOTO ! Faji nuk eshte i juaji por i TV shqiptar qe ju angazhon si analiste,
    qe ne fakt jeni ANAL- iste !!, Turpi botes jeni Ju !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje