Z. Basha, “lidheni” Murrizin tuaj se po na kafshon!

17 Korrik 2017, 10:55Blog TEMA

Nga Andrea Danglli

Do doja që për një moment të bllokoja veshët, të zija sytë dhe të mbyllja gojën për të mos dëgjuar, shikuar apo folur.

Edhe pse e kam kuptuar qartë se vuajtja jonë është e lidhur ngushtësisht me heshtjen, këtë herë mendova se do ishte më mirë të mos i jepja zë revoltës që ziente nga brenda dhe kërkonte me insistim të shprehte zemëratën.

U përpoqa aq shumë por në fund nuk munda ta frenoj dot veten. Protesta e mendimeve u përshkallëzua tamam si një psherëtimë e thellë që të mbushet në gjoks dhe duhet ta shfrysh me doemos.

Nuk arrita t’i kapërdij lehtë bombat e fjalëve që hodhi njëra pas tjetrës një politikan, një deputet i zgjedhur, një njeri që nesër pritet të bëjë në parlament ligjet dhe rrjedhimisht fatet tona.

Myslim Murrizi, njeriu që ende nuk e ka mbushur muajin si i votëbesuar nga populli, për një moment harroi se mban mbi sup këtë përgjegjësi dhe u përfshi në një betejë virtuale me disa personazhe të njohur në media.

Nuk dua të hyj në qëllimet apo prapaskenat e debatit për të justifikuar njërën palë dhe fajësuar palën tjetrën, pasi unë nuk jam as njeriu dhe as institucioni përkatës.

Për pos të gjithave, mua si qytetar i këtij vendi më shqetëson ligjvënësi i zgjedhur dhe normalisht atij do t’i kërkoj llogari deri më një për çdo lëvizje që mund të dëmtojë vendin tim. (me palën tjetër nuk kam punë dhe s’kam të drejtë t’i gjykoj)

‘’Shpërthimet’’ e njëpasnjëshme ishin të rënda, shokuese apo thënë ndryshe pjesë e një çmendurie në nerva e sipër që merr përpara ç’të gjejë.

E gjithë “artileria” e fjalëve fyese, banale dhe rrjedhimisht e padenja, vërshoi në rrjetet sociale njëlloj sikur bëhej fjalë për një të dehur që po i kërkonte llogari shokëve të tij se pse kishte pirë kaq shumë. (Më vjen zor ta përmend atë bllok fjalësh mes rreshtash, pasi nuk do mjaftonin veç dy duar për t’i vendosur mbi kokë)

Fill pas kësaj, media në këtë thatësirë lajmesh i pasqyroi siç qenë pasi këto fjalë edhe pse mund të jenë shprehur në gjendje të dehur, i ka thënë një deputet që nesër do paguhet me taksat e shqiptarëve për të “gatuar” një të ardhme më të mirë për ta.

Normalisht që askush nuk mund të mirëpresë një “rrëshqitje” të kësaj natyre përpara nënës, motrës apo fëmijës së tij, ndaj dhe indinjata do të ishte e gjerë.

Kjo jehonë lajmesh tingëlloi keq në veshët e z. Murrizi i cili u detyruar të kërkojë një ndjesë, e cila në gjykimin tim qe e shtirur, fëmijërore dhe aspak serioze.

Deputeti i zgjedhur për “abetaren” e tij të pisët i kërkon të falur demokratëve dhe jo shqiptarëve, kërkon ndjesë dhe njëkohësisht sulmon, falet por nuk pranon gabimin.

A mund të ma shpjegojë dot dikush këtë trinom të deklaratës së tij?

Mos ndoshta do të ishte më e drejtë që të ndiqej rruga ligjore për të zgjidhur përplasjen dhe të merreshin institucionet?

Mendoni se do të ishte më e logjikshme që z. Murrizi të kërkonte një ndjesë të sinqertë dhe të mos përpiqej të fshihte hënën pas gishtit tregues?

Rruga që ka gjetur për të zgjidhur konfliktet nuk mund të pranohet nga unë dhe nga ti lexues i dashur, përpos ndonjë militanti që i janë errësuar sytë me shpresën për të përfituar ndonjë vend pune.

Deputeti në fjalë, tashmë është hera e dytë që dëshmon vullnetarisht përpara shqiptarëve përmes gjesteve të tij se nuk mund të shërbejë si një shembull për fëmijët tanë të cilët meritojnë më tepër.

Edhe pse përpiqem, nuk mund ta gjej dot tek profili i tij modelin e politikanit që mund të negocionte me partnerë ndërkombëtarë, të udhëhiqte ndonjë institucion shtetëror apo të bënte oponenëcë opozitare brenda kontureve përkatëse.

Më vjen keq që “rrokada” mes emrave të vjetër në PD dhe atyre të rinj, u zgjodh të bëhet në këtë formë, duke mos i dhënë mundësinë të oksigjenohej me figura që përcjellin shpresë, besim dhe forcë.

Kemi vite tashmë që dëgjojmë të demonstrohet në politikë (pa dallim) një fjalor rrugaçëror i kësaj natyre dhe s’mund të heshtim, neglizhojmë apo falim duke lejuar që kjo praktikë të shndërrohet në modë nga politikanë të tjerë.

Vërtet jemi lodhur! Nuk kemi më nevojë për agresorë, gjakprishës apo të fortë që të na i kthejnë Kuvendin në spektakël humori apo në ring boksi. Kemi humbur mjaft kohë prej tyre pasi i vendosëm aty ku nuk duhet të ishin duke lënë jashtë bij dhe bija të denja.

Do ishte e shëndetshme për progresin e vendit nëse “Murrizët” e parlamentit, gjatë vapës përvëluese të zgjidhnin hijet për të shkuar në Kuvend pasi unë nuk do doja që disa “klonet” e tij majtas apo djathtas, të vijojnë të na i lenë Shqipërinë në hije.

Dhe për ta mbyllur do doja të sillja në vëmendje një perifrazim në krye të deklaratës së gjoja ndjesës së Z. Murrizi i cili shkruan: “Kur qentë të kafshojnë këmbën, në gjaknxehtësi e i inatosur kthehesh dhe kafshon këmbën e qenit!”

Uroj që koha të dëshmojë se unë po gaboj në ato çka shkruaj, dhe lideri i PD-së Lulzim Basha të ketë vepruar drejt me përzgjedhjen e listës për deputetë.

Por nëse kjo racë politikanësh do të vazhdojë të ndjekë këtë logjikë, atëherë mua si qytetar i këtij vendi më lind e drejta të bëj një kërkesë: Z. Basha, “lidheni” Murrizin tuaj se po na kafshon!

22 komente në “Z. Basha, “lidheni” Murrizin tuaj se po na kafshon!”

  1. kapterri says:

    Murrizët, Mëzatët, Mëzitë, janë këlyshët e buçës Sali Berisha. Priti kokën atij, dhe e mbyllin vetë halenë PD-istat.

  2. Cerme e poshtme says:

    Dhe te mendosh ndonje intelektual ne PD-e Lushnjes qe te vehet nen urdhrat e Murrizit (!).”O tempora o mores” thot latini

  3. Mos ja vini re mazllemit turkoshak,ai eshte rritur ne nje familje injorantesh,ku fati apo spiunlleqet e te jatit traktorist qe ppsh e coi ne universitet.studimet i kreu si i kreu ne ato vitet e rremujes dhe tani na hiqet si kriju i pd na hiqet si sumlepires i zgjuar,por fatkeqesi qe ky do perfaqesoj popullin puntor te asaj zone.Por keta jane te gjithe mazllemra kok e kembe.

    1. Po,Po says:

      Me keqardhje te thelle , por duhet ta pranojme se ,
      eshte vete populli “demokrat” edhe me idjot se Murrizi ,
      qe zgjedh te perfaqesohet nga nje shtaze !

      1. Kapterri says:

        E sakte. Po kujt i thua. Popull Delesh

  4. Franci says:

    Po te ishte vetem Murrizi do te ishte gjysma e te keqes !!!!!

  5. ILIRET says:

    Shume mire e ke shkruajtur, por harron se Basha eshte bushtra qe ka pjelle qenin Murriz, nga katundi Shenepremte Lushnje. Cfare do presesh nga nje zagar qe puna e vetma qe ka bere ishte qen roje i stalles se derrave te ketij fshati.

  6. UT says:

    Analize e pare qarte. Jam dakort me ate qe shkruhet pasi ne parlament ka mikrobe te tilla qe po na pengojne
    Bravo per guximin z.Dangllia
    I duhen vendit pene te tilla

  7. Eduard Hoxha says:

    Hallall Andrea se ndryshe smarin vesh keta

  8. bianka says:

    Murrizi, Pollo, Nari Ndoka jane “Republikanet e rinj” . Keta “‘eksperte te inetegritetit ‘te Pd”, do risjellin humbjen e 200 000 vota te demokrateve ne 2019. Ti gezoni keta deputete dhe ti shumoni ne 2021 qe te rivini ne ”pishtet”

  9. Namik 2001 says:

    Ne shkrim gjej kurajon e gazetarit per ti thene gjerat sic jane ………. 100% ky eshte realiteti………

  10. Ardi FRPD says:

    Me keta do vimme ne qeveri ne mooo

  11. Buburrizi says:

    Janines ci pane syte dhe parlamentit cdo ti shohen syte oioioioi

  12. Mond Shijaksi says:

    Si gjithmone i drejtperdrejte ??????? Big Like Andrea

  13. Patriroti SHBA says:

    Zonja Doda, Ju, ishit dhe mbeteni nje zonje e nderuar. Kontributin tuaj si ish deputete dhe si intelektuale e njohin shqiptaret brenda e jasht vendit.
    Ketu ne SHBA, vleresoheni per medimet dhe diskutimet tuaja dhe gjithcka te mir ne interes te Atdheut. Pavaresisht se ka qen e zagar qe lehin dhe kerkojn te ulin vlerat tuaja si patrote dhe intelektuale.
    Sa per Murizin , cdokujt zemrohu aq sa ka. Ky palo mashkull, duhej te areestohej qekurse , sju bind policit per kontroll dokumentash dhe nje mori fyerjesh qe beri ndj ti. Ketu ne Amerik, nese si binmdesh policit kur ke ber shkelje te ligjit ne ecje, pale ta fyesh ne detyr, polici te qellon, mbase jo per tet vrar , por te plagos dhe te con ne gjyq. Ndersa ky moster ben si kapoband, duke fyer policin, [ SHtetin] dhe su hun nje gjemb nder kembe.

  14. Artan says:

    Ai Murrizi qe ne surrat duket se eshte koketul. Ku i gjejne keta kunguj xhanem.

  15. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Po te shohesh listen e deputeteve te PD ka vetem 1 kriter.
    Besnikeria e ushtareve ndaj Bashes.
    Te githe ata qe kane cfaqur lekundje dhe kundervenie ndaj Bashes jane automatikisht jashte PD me bekimin e Berishes.Sepse Basha eshte i vetmi person qe Berisha sundon PD-ne.
    Prova me e qarte qe lista e PD-se eshte lista e Berishes eshte prania ne liste e Nokrave,StrazimirivePalokve,Murizve e gjirizve si zagaret me besnike te Berishes dhe Bashes.

  16. pronari says:

    Lopecari Lymo Murrizi nuk eshte i zgjedhur nga populli por nga lista personale e Lulushit ne bashkepunim me fshatarin Salih.Lymo i gjore gjthe jeten me lope ka qene dhe sa filloj demokracia Limos i mesuan vesin e keq te hajduterise nepermjet posteve dhe detyrave shteterore . Vesi me i mire i Limos ishte se nuk i hante te gjithe gjene e vjedhur vete por ju conte pjesen shefave si Tritanit kur ishte nje here e nje kohe me tre poste te larta ne nje kohe.Limo i gjuajti me grusht policit ne pogradec dhe cuditerisht beri pak dite burg dhe doli.Keto veprimet e tjera jane hic vetem gojore dhe jo fizike.Cojeni limon te kullose lopet ne Sulezotaj se po qajne per Limon se per mendimin tim edhe per to nuk eshte.

  17. Dritan says:

    Andrrea jeni teper i sakte ne atka cka shkruani mor bir pasi keta na kan lan kaq mbrapa sa jemi kshu kan udheheq me injorantet dhe kokbosht

  18. Arber Iliri says:

    Prisni, prisni s’kini pare gje akoma, sa te filloje Parlamenti, duhet me vendos shenjen hiqni femijet nga televizori.Behuni pak parashikues, ve bast se fjalet banale ne Parlament do shtohen.Se pari ustai i tyre Saliu eshte aty ,ze i pare do jete prape, por kesaj rradhe do shikoni si do lehin ata te LSI ne opozite, hajde nene, nene, keni per te para vetem po ju pregatis per banalitetin oral.Femijet seriozisht mos i lejoni te shohin sepse marrin shembull shume negativ, ne USA ka filluar te diskutohet per ndryshimin e sjelljes te femijet mbas sjelljes se Trumpit.Shume prinder ankohen per ndryshimin e menyres se te folurit dhe sjelljes ne teresi te femijeve.merni me mend se c’ka bo Berisha ne trurin e shqiptareve me sjelljen e tij agresive.Nuk arrini ta kuptoni, s’kam se cfare te bej me shume.

  19. Don says:

    Sa te kete maskarenj ne PD si puna e ketij Myslim Murrizit PS e ka fitoren ne xhep pa fushate edhe per 20 vjet te tjere. Sipas kuptimit te PD te jesh demokrat duhet te jesh i forte , kercenues, idiot , shpifes, telendar. Kete model PD e garantoi edhe per kete 4 vjecar me tipa si Mul Noka, Myslimi i Murrizit, Nard Ndoka, Balliu i Fariut dhe intelektuale te shquar si Mecorapja e Vlores. Me sjelljet e tyre keta bejne fushate falas per partine Socialiste pavaresisht se ajo qeveris mire apo keq. Opinioni publik eshte i traumatizuar nga sjellja rrugacerore e PD keto 26 vjet. PD nuk foli nje here ne parlament per ekonomi, biznes, zhvillim, siguri kombetare apo siguri publike. PD vetem shau dhe fyeu njerezit si plakat e liga nepermjet oratorit te saj te pjerdhur Sali Ram Serb Berisha. Dhe kete e quajti lufte politike parlamentare ose perleshje politike dhemb per dhembe me metoda ala vicidoljane.

  20. apokalips says:

    Ajo shprehja me qenin nuk eshte e Murrizit , por e filozofit te madh grek ,Sokratit…….. i cili i ktheu pergjigje disa qytetareve te athines te cilet e pyeten,…. se si ka mundesi qe nuk merzitesh kur njerezte ndryshem te shajne apo te tallin , dhe Sokrati ju pergjigj : …eshte njelloj sikur te vije nga mbrapa te te kafshoje nje qen dhe ti te kthehesh dhe ti kafshosh kemben qenit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje