“Acknowledgement turkish” (mirënjohje turkish)

18 Korrik 2017, 16:38Blog TEMA

Nga Feliks Baci

Për më shumë se një herë, Kryeministri Edi Rama gjatë vitit në vijim ka lançuar Projektin e Krijimit të Kompanisë Ajrore me Seli në Shqipëri, dhe ndërtimin e një aeroporti rajonal në rrethin e Vlorës.

E dëgjuar kjo për herë të parë, nuk entuziazmoi shumkënd. Shprehja e tij Napoleonike ‘’Prit…prit se s’keni parë gjë akoma’’ papritmas nga kuptimi pezhorativ mori kuptim shumë dimensional në raport me ç’kuptoj në kontekstin e kohë-thenies. Premtimin në fjalë e konkretizoi me deklarimin zyrtar të Kryetarit të Bordit Ekzekutiv të Kompanisë ajrore Turkish Airlines.

Gjithashtu mbase jo në dijeninë e publikut, përfaqësues ekzekutive të kompanisë që po ndërton Mega Aeroportin në pjesën aziatike të Stambollit kanë ardhur në Shqipëri për t’u njohur me mundësinë e ndërtimit të aeroportit në rrethin e Vlorës. U larguan nga Shqipëria para zgjedhjeve të 25 Qershorit, me ‘’etjen’’ për t’u rikthyer serish me optimizëm me thënien ‘’We are very excited about Vlora’’.

Si profesionist në këtë fushë, nuk mund të mos ndaja bashkë me shumë kolegë që punojnë në këtë sektor entuziazmin e këtyrë dy projekteve. Pa hyrë në detaja apo analiza të përsëritura shabllone do të konsideroja Projektin e Lançuar si:

Eksigjencë , Sfidë dhe Oportunitet

Eksigjencë sepse konotacioni tekniko-cilësor i këtyre dy projekteve duhet ti përgjigjet pritshmërive dhe fleksibilitetit të evolucionit të tregut ajror si dhe aeroport/operacional duke korigjuar ‘’gabimet” e së shkuarës.

Sfidë dhe Oportunitet, për arsye që tashmë e dinë të gjithë në kontributet që japin këto aktivitete në sistemin ekonomik-turizëm. Premtimi i Kryeministrit nuk mund të vinte në një kohë më të mirë se tash.

Gjatë 50 viteve që kemi lënë pas industria e aviacionit civil Shqiptar ka demonstruar një zhvillim të ‘’fragmentarizuar’’ dhe është përballur me vështirësi në thithje të financimeve për një zhvillim të qëndrueshëm.

Edhe pse fakti që jemi vënd i vogël kërkohet një ambient konkurues global i kësaj industrie.

Po si? Mendimi asgjësues në këto situata është Bashkëpunimi dhe Koperimi. Mund të flitet dhe bëhen analiza pa fund me ke apo si? Zgjedhja e bashkëpunimit me një nga 10 kompanitë më të

mira, më të sigurta në rang botëror me pozicion të qëndrueshëm prej më se 5 vitesh në këtë rënditje bën të besojmë fort bile se ky bashkëpunim/koperim të jetë në formë integrale midis dy vëndeve tona në këtë sektor. Çeshtja e ‘’sovranitetit’’ si një princip nuk preket në përmbajtje apo kontekst dhe nga konsideratat ‘’morale’’ të çdo kujt.

Përmendur sa më sipër del në pah për herë të parë roli dhe përgjegjësia e qeverise për të krijuar, ndërtuar dhe mbarëvajtur infrastrukturën urbane shtet-qytet, krijimin e lehtësirave në sektorin publik/privat, përthithjen e kapitaleve , dhe krijimin e institucioneve efektive, në ‘’capacity-building’, duke reformuar nocionet e burimeve njerezore të specializuara kualifikuese me një balancë ekipi të vjetër-të rinj forcë punonjësish larg përkatësive politike, në benefit të përdorimit publik, kontroll rregullator mbi strukturën e çmimeve ajrore dhe aeroportuale, mbrotjen e konsumatorit nga rritja e pajustifikueshme e çmimit dhe kundër praktikës monopol, besojmë se do të jenë qëllimi i këtyrë dy projekteve.

Nëpërmjet këtij objektivi qeveria i përmbahet Strategjisë së Zhvillimit në Sektorin e Aviacionit Civil që është i mbështetur në 3 komponente:

1) Rregullator

2) Ligjor

3) Operacional

Këto strategji do reflektojnë në hyrjen e plotë në tregun ajror europian. E qënësishmja e kësaj strategjie përputhet me mbështetjen e ekonomisë, turizmit dhe shërbimeve të tjera.

Me këtë kuptoj se Kryeministri po luan me strategjine e ”presing zonal” për keto dy projekte duke futur në axhendën e politikës së jashtme konceptin e një kornize të re të qasjes së turizmit me industrinë shqiptare.

Shkurt, personalisht e konsideroj vitin 2017 e në vazhdim si një ‘’ngjarje të shënuar’’ të industrisë së aviacionit civil shqiptar. Për ata që mendojnë pozitivisht do ti uroja “Welcome on Board” këtyre dy projekteve.

22 komente në ““Acknowledgement turkish” (mirënjohje turkish)”

  1. ''ai qe per 500vjt i sherbeu turkut dhe u hoq si turk,sot nuk mund te quhet shqiptar..............! says:

    ”harram harram project” nga nje gjaxor turk qe te shkerdheu per 500vjt o qaraman sunit me emer Felix….!!!!!!!

    1. Mali says:

      Je me fisniku dhe me profesionisti qe eshte pare ndonjehere ne fushen e Aviacionit ne historine e Shqiperise Feliks.
      Te lumte per shkrimin , te pergezoj

      1. Bujari says:

        what? are you kinding ?

  2. brikena says:

    Ju lumte zoti Baci. Keni te drejte duhet te mendojme dhe veprojme pozitivisht per te gjalleruar shpresa. Shqiperia eshte hapur tashme dhe duhet vleresuar ne kendveshtrimin tuaj.
    suksese

  3. kena says:

    Boll u kthyem pas, o njeri. Le te shohim vetem perpara!
    Permbaju etikes, eshte ne te miren tende dhe te gjitheve.

  4. Me vjen mire qe degjoj gjera pozitive. Boll me ofendime dhe fjalor te pakendshem. Te merremi me te tashmen, te shohim me objektivitet. Vetem keshtu ringjallim shpresa.

  5. o kurva; ne duam me shume, se ç’ i ofron erdogani, ketij edokarit shqiptar . por 100 fish dhe si europian . i duam nga europa dhe jo nga vehabizmi dhe sunizmi islamik . qe duhen zhduk nga fytyra e njerezimit, me gjithe keto kafshet nga shqiperia, si edokari me shoke .

  6. Stela says:

    Ne duhet te ecim para po’ jo me turkun e dashur brikena ka plot kompani ajrore Europa pse nuk lidhet me europen po’ me turqit ktu Eshte ne loje korropsioni nuk e kupton

  7. Erdi says:

    Prona me ne fund, po shkon tek i zoti. Vlora ka qene per 500 vjet qytet Osman. 100 vite me pare me vendim te parlamentit Osman dhe me kryetarin e saj Ismail Qemali, vendosen te krijojne shtetin shqiptar dhe Vlora te administrohej, nga shqiptaret. Shqiptaret jo vetem Vloren,por te gjithe Shqiperine e kthyen ne nje hale me mut.Tani boll. Cdo gje ka kufi.

  8. abonent anonim says:

    Nje analize konkrete e situates duke perfshire elementet teknik edhe instrumentat ligjor te aviacionit! Besoj eshte premtimi me i mbare i kesaj qeverie edhe i vetmi qe do permbushi gati 100% pritshmerine financiare te saj!
    Urime Z.Baci ?

  9. Ardian says:

    PERGEZIME Feliks , njerez si ty rralle perseriten

  10. Ardian says:

    JU lumte Zoti Baci ! Shkrimet tuaja lexohen me kenaqesi. Rralle do kete profesionist si ju ne fushen e Aviacionit

  11. Endri says:

    Le t’i gezohemi cdo gje te mire qe behet per Shqiperine. Gjerat e mira nuk kane kohe. Vetem te behen.
    Faleminderit zoti Baci qe na e bere te njohur.
    Karvani te shkoje perpara dhe le t’u japim kohe njerezve te bejne gjera te mira.
    perhezime z.Baci

  12. feliks says:

    Stela, nqs je Stela, Çdo kompani ajrore europiane do ta kishte fat te koperonte me Turkish Airlines…nuk e di ne se e konsideron Alitalian kompani europiane??????….Etihad, Qatar Emiratet jane kompani qe jane me te wellcome ne kompanite ajrore ne Bote. Turkish eshte leader botror..boll me paragjykime anadollakshe…boll o njerez meruni me punet tuaja ne profesionin tuaj.

  13. Bujari says:

    Z. Baci kjo veteton edhe njehere sa servil dhe lepires jeni si karakter. artikulli ka per synim vetem tymnajen per tu emeruar drejtor te autoritetit te aviacionit civil dhe asgje tjeter. nuk besoj qe z.Rama do e beje kete gabim perseri duke qene se njehre te shpetoi nga burgu per shperdorim detyre. Ju rikujtoj raportin e auditimit te KLSH kur ishit drejtor i komanduar.
    Persa i perket aftesise suaj profesionale ne aviacion mund te them qe jane shume te larta vetem ne abuzim , vjedhje dhe shperdorim duke filluar nga Albanian Airline e vazhduar me Albanian Airways te ciles i prete torten e famshme ne diten tuaj te fundit si drejtor gje kjo qe solli nje zemerim te pakufijte te drejtorit te ri Lipivani (nje tjeter abuzues) .
    Z.Baci me pak dinjitet ju lutem . por gjithesesi raporti i fundit i auditit te brendshem permban faqe te tera me emrin tuaj dhe besoj kesaj rradhe Z.Rama nuk do nderhyj me per juve.

  14. eno says:

    Kam pershtypjen qe ju z. Bujar do te keni ndonje inat me te. Nuk eshte kjo tema e artikullit te z. Baci, pra mos e ulni veten dhe zbrazni erresire. Nuk eshte fisnike kjo. Nuk mendoj se jeni ju gjyqtari dhe keni te drejten te lakoni emrat qe doni, perfshi edhe te z. Rama. Une kam punuar me z. Baci dhe tani nuk jam me ketu, por do t’i vishja atij atributet me te mira dhe ne vend qe te merrem me baltosje , le te shohim vlerat e kesaj per vendin tone.
    Pra le te jemi njehere jomonist
    kam pershtypjen se te njoh. Vere te qete

  15. feliks says:

    Bujar ose Bujo siç te thone bashke hijenat apo skilet qe i thone Tironcit qe te rijne prane…hiq dore nga gjurmimet…koha e Sigurmsave dhe 80 lekshave ka mbaruar bashke me zanatin qe ke dhe te le pa gjume….Nje gje ke merite per numrin e teserave te Partive qe ndron çdo sezon….Urime Bujo je bere sic i thone nga Ballshi olio con mare?????????????????????????????

  16. vilajeti says:

    “Eksigjencë sepse konotacioni tekniko-cilësor i këtyre dy projekteve duhet ti përgjigjet pritshmërive dhe fleksibilitetit të evolucionit të tregut ajror si dhe aeroport/operacional duke korigjuar ‘’gabimet” e së shkuarës”

    Z. Feliks, mund te na e perktheni shqip-shqip kete ju lutem. Kur nuk ia keni haberin, pse merrni mundimin, te beni artikuj te tille.

  17. Një zgjidhje dhe nje zgjedhje e duhur ne kushtet kur kompanite shqiptare nuk arrijne dot te mbijetojne pa mbeshtetjen e nje kompanie te fuqishme. Fakti qe eshte Turkish Airlines apo do ishte nje kompani tjeter kjo ka pak per tu trishtuar dhe shume per tu gezuar. Turkish Airlines, siç e thekson dhe autori shkrimit eshte sot nje nga transportuesit gjigand te transportit ajror , dhe mbi te gjitha gadishmeria e tij per krijimin e nje kompanie me “regjistrim shqiptar” eshte per tu pergezuar. Sot shqiptaret kane nevoje per zgjidhje, te bejne zgjedhje me te lira dhe te fluturojne jo vetem nga nje aeroport i shtrenjte perkundrejt standarteve minimale si ai i Tiranes por edhe nga aeroporte te tjera.
    Me vjen mire qe ky shkrim vjen nga nje zyrtar i aviacionit civil shqiptar, gje qe tregon qe ka shprese qe ky institucion te reformohet dhe te udheheqi ne plotesimin e legjislacionit te nevojshem dhe ne kontrollin e situates mbi transportin ajror ne Shqiperi.

  18. feliks says:

    ????????…Hera e pare qe ndesh nje emer Vilajet. Megjithate Vilajet apo Vilajete do i mare parasysh verejtjet tuaja dhe siç thoni ju jap fjalen se nuk do ti perserise me kto gabime…shpresoj se do relaxohesh ndopak…

  19. Tironci says:

    Kam respekt per Feliksin si Tironc i vjeter qe eshte.

  20. Dritani says:

    Po servil ngele gjithe jeten mo shoku Felix?! Po si mund ta besosh se Rama mund te bjeri pre e fjaleve te tua?! Ke qene dhe mbetesh shume i vogel. Mendoj qe te strukesh ne ate agjencine tende dhe te shesesh ndonje bilete sa te rregullohet dhe ajo pune. Pastaj pensionin besoj e ke prane…Oburra Felix mos u bej gazi botes ne pleqeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje