Pamjet filmike që fiksuan momentin e rrëmbimit të Gazmend Çollakut në janar të vitit të shkuar, pritet të “kryqëzojnë” të pandehurin e vetëm të kësaj ngjarjeje, Denis Shtrazën.
Në seancën e djeshme gjyqësore nuk u bë e mundur shfaqja e pamjeve filmike ku pretendohet se janë fiksuar autorët e krimit, mes të cilëve edhe vetë Shtraza, pasi monitori i gjykatës nuk e njihte programin me të cilin ishte ruajtur kjo video.
Kështu, ishin pikërisht problemet teknike ato që bënë që Gjykata e Krimeve të Rënda të mos i shihte dje këto pamje, bën me dije Gazeta Shqiptare.
Në pamjet filmike shfaqet momenti kur 4 persona të veshur me uniformë rrëmbejnë Gazmend Çollakun nga parkingu i një lokali, dhe i cili disa orë më vonë u gjet i vrarë në Murqin të Krujës.
Gjykata urdhëroi specialistin që të hapte materialin filmik, por kjo ishte e pamundur, për shkak se kompjuteri nuk njihte programin me të cilin ishin ruajtur pamjet.
Pas kësaj, prokurori kërkoi që javën e ardhshme në gjykatë të paraqitet oficeri i policisë gjyqësore, i cili ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë të lokalit, pasi prej tyre janë nxjerrë edhe fotografitë që ndodhen në fashikullin gjyqësor.
Për këtë arsye, trupa gjykuese vendosi që seanca e radhës të shtyhej për javën e ardhshme. I pandehuri Denis Shtraza, është i vetmi që po gjykohet për akuzën e rrëmbimit dhe vrasjes së Çollakut.
Për këtë ngjarje u akuzua edhe ish-oficeri Ervin Dalipaj, i cili u vra disa muaj më parë në vendin e quajtur “Mbikalimi i Sukthit”.
Ndërkohë, Shtraza e kundërshton akuzën e ngritur ndaj tij, duke pretenduar se nuk ka lidhje me ngjarjen.
Avokatët e tij mbro-jtës, teksa kundërshtuan provat shkresore të proku-rorisë, vunë theksin te akti i ekspertimit të ADN-së, nga i cili rezulton se gjaku i gjetur në makinën e Ervin Dalipajt nuk është i Shtrazës, provë që sipas tyre e shfajëson atë.
Madje ata theksuan se, sipas një tjetër akt-ekspertimi ADN-je, rezulton se gjaku nuk i përket as viktimës Gazmend Çollaku, duke ngritur kështu dyshimet për një hetim jo të plotë të prokurorisë.
Por, lidhur me këtë, prokurori i Krimeve të Rënda tha se në seancën e radhës do të bëjë një analizim të të gjitha akt-ekspertimeve, të cilat sipas tij duhet të vlerësohen në harmoni me të gjitha provat e tjera.
Ska program????!!!!???? krimet e renda bejne krim me te rende akoma. Fajesojne njerez kuturu ndersa dash gjokes I kthejne pronat. ☝️☝️☝️Di te veshtira do vijne per ju(pas vetingut)?