‘Ethereum’, monedha tjetër virtuale që po qarkullon në Shqipëri, pas Bitcoin

21 Korrik 2017, 09:18Ekonomia TEMA

Kohët e fundit monedhat virtuale kanë fituar popullaritet jo vetëm në botë, por edhe në Shqipëri. Njëra prej tyre, Ethereum, sikurse Bitcoin, ka filluar të përdoret nga shqiptarët dhe gjithashtu është rritur edhe kërkesa për pajisjet kompjuterike, të cilat përdoren për të ndërtuar sisteme të fuqishme kompjuterike.

Një prej faqeve që promovon monedhën ethereum (Ethereum Albania), po shet edhe pajisjet të cilat ndihmojnë në zgjidhjen e algoritmit (proof of work system) që përkthehet në para, raporton Monitor.

Këto pajisje lidhen me njëra- tjetrën duke krijuar sisteme te fuqishme kompjuterike. Në përshkrimin e faqes, administratorët e saj thonë se mundësojnë shitjen e të gjitha pjesëve përbërëse të ndërtimit të këtyre sistemeve me çmime të arsyeshme në treg. Çmimet për pajisje, sipas publikimeve në faqe, varjojnë nga 20 euro deri në 2600 euro.

Edhe në Kosovë ka filluar tregtimi i këtyre pajisjeve. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, tha për KosovaPress se vetëm gjatë gjashtë mujorit të parë, në Kosovë janë importuar pajisje në vlerë prej 800 mijë euro. Sipas tij, janë kartelat grafike ato që kushtojnë më shumë dhe siç tha ai, deri më tani janë rreth 4 mijë e 300 kartela grafike të evidentuara përgjatë kësaj periudhe. Por këto pajisje dogana  i trajton si të gjitha pjesët e tjera të kompjuteri.

Aktualisht një ethereum po këmbehet me 226 dollarë. Në datën 1 janar monedha virtuale kushtonte vetëm 8 dollarë. Paqëndrueshmëria e madhe e çmimeve, është sipas ekspertëve një tregues i qartë se bumi i monedhave virtuale nuk është asgjë më shumë se një flluskë. Sipas tyre, flluska të tilla tërheqin paratë e individëve duke i joshur me fitime të larta prej çmimeve që rriten me shpejtësi. Më pas monedhat zhvlerësohen menjëherë duke sjellë humbje të mëdha për investitorët.

Paralajmërimi se këto monedha janë një minë me sahat

Ish bashkë-themeluesi i rrjetit ethereum, Charles Hoskinson, në një intervistë të fundit për mediat e huaja the se këto monedha janë një bombë me sahat. “Ka një mbi- kriptizim të gjërave, ndërkohë që kompanitë po emetojnë kryptomonedha kur të njëjtat objektiva mund të arrihen me sistemet ekzistuese. Njerëzit janë verbuar nga paratë e shpejta dhe të lehta “, ka pohuar ai, sipas një artikulli të Bloomberg.

Hoskinson, i cili aktualisht drejton firmën kërkimore teknologjike IOHK, është pjesë e një kori në rritje të ekspertëve të fushës, që shprehin shqetësim rreth rritjes së shpejtë të çmimeve të kriptomonedhave dhe të fluksit të shitjeve të monedhave dixhitale, që kanë mbledhur miliona dollarë në pak minuta.

Përveç shqetësimit në rritje për një flluskë dhe shqetësime rregullatore, ka probleme me konvertimin e monedhave në cash për shkak të rritjes së lartë të transaksioneve, duke kontribuar në rënien e çmimit të etherit. Edhe shqetësimi për ndarjen potenciale të bitcoin në dysh po ashtu ka rritur nervozizmin në të gjithë botën crypto, shkruan Bloomberg.

Edhe Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar së fundmi se investimi në monedha virtuale nuk ka asnjë garanci, dhe se nuk ka kompani të licencuara për këtë qëllim. “Në kushtet e mungesës së rregullave që do të disiplinonin aktivitetin financiar dhe mbikëqyrjen e tyre, veprimtaria e këtyre subjekteve karakterizohet nga një shkallë e konsiderueshme rreziku dhe pasigurie, pa garanci të plota për mbrojtjen e klientëve nga humbja në investim. Nisur nga ky këndvështrim, përfshirja e çdokujt në këtë lloj veprimtarie mbetet një veprim në përgjegjësinë individuale të çdo personi që e ndërmerr atë”, ka pohuar BSH.

Bitcoin është monedha virtuale më e madhe në botë sipas kapitalizimit të tregut dhe ethereum është e dyta. Deri në mes të korrikut, bitcoin zinte 44% të kapitalizimit të tregut për të gjitha kriptomonedhat, me një rënie të fortë nga 87% në 25 shkurt. Ndërsa pesha e ethereum ka arritur në 24% të tregut të kriptomonedhave.

3 komente në “‘Ethereum’, monedha tjetër virtuale që po qarkullon në Shqipëri, pas Bitcoin”

  1. lloqelloqe says:

    O gazetar kafshe qe beni gazetari kafsherore. Nuk qarkullon ne Shqiperi o derra. Qarkullon ne boten virtuale te internetit, prandaj edhe quhet monedhe virtuale. Nese shqiptaret po e njohin tani nuk do te thote se po qarkullon ne shqiperi. Kafshe qe dashuroni t embeteni injorante. Cfar mut brezi jeni rrit gjith bota ndricohet me hapa galopante e ju mocal i felliqur me pordhe ne dark tek blloku. Kafsh me tituj e me rroga.

  2. xhevit says:

    Ja kane gjetur dhe emrin tamam, ethe-reumatizme…gjithmone do jetojne te zgjuarit, sa te kete budallenj…!

  3. Maçi Spathi says:

    Ethereum, pavaresisht se perdor monedhen virtuale te sajen, nuk eshte thjesht monedhe virtuale. Aplikimet jane te shumta, qe nga kontratat dixhitale, inshurencat, apo cfaredolloj aplikimesh te tjera qe perdoren ne internet. Ne fakt, ethereum premton te revolucionarizoje internetin, duke perdorur teknollogjine e “blockchain” te cilen nuk e permendet asnjehere ne artikullin tuaj. Banka e intitucione financiare te njohura kane krijuar departamentet e tyre per te implementuar kete teknollogji. Beni mire te informoheni para se te shkruani keta artikuj qe vetem ngrene pluhur. Si perfundim, edhe USD nuk mbeshtetet me ne flori prej dekadash dhe zhvleresohet cdo dite, ndersa monedha dixhitale si Bitcoin apo Lightcoin jane te limituara (21 milione per BTC, dhe 84 milione per LTC), me aplikime me te gjera, dhe kosto me te uleta sesa parate nacionale. Ne fakt, me duket qesharake qe pikerisht ne Shqiperi ku aplikimet e ketyre monedhave duhet te perqafoheshin me shpejt (krahaso psh dergimin e parave nga jashte shtetit me western union qe te keput ne mes me dergimin e bitcoin apo lightcoin apo ethereum pa asnje pagese), ka me shume skepticizem se kudo tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje