Bonucci: Ja pse u largova nga Juventusi

22 Korrik 2017, 17:15Sport TEMA

Qendërmbrojtësi i ri i Milanit, Leonardo Bonucci ka zbuluar arsyen e largimit nga ekipi i Juventusit.

Italaini shprehet se pas shtatë viteve të kaluara tek bardhezinjtë, ishte në një moment që nuk po ndihej më i rëndësishëm në skuadër.

Kjo shpjegon ai bëri që të provonte një tjetër eksperiencë në një ekip ku do ndihej sërish i rëndësishëm

“Pas shtatë vitesh tek Juventusi, në kohën e fundit nuk ndihesha më i rëndësishëm. Nuk janë të vërteta lajmet e publikuara për finalen në Cardiff.

Kam pasur raporte të shkëlqyeshme me Buffon, Barzagli e Chiellini. Por, kisha nevojë për një stimulim të ri dhe të ndihesha sërish i rëndësishëm në një skuadër të re”, u shpreh Bonucci për “Premium Sport”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje