Kandidati për kryetar të PD Eduard Selami, pak para nisjes zyrtare të procesit të votimit, u është drejtuar anetaresisë me një thirrje të fortë ku i thotë se ky eshte shansi historik per t’ia rikthyer edhe nje here PD-ne demokrateve.
Me anë të një postimi në FB, Selami u bën thirrje demokrateve se “Tani duhet votuar per te ringjallur shpresen per demokratet, per te djathten e bashkuar dhe per te gjithe shqiptaret”.
Postimi i Selamit
Te dashur demokrate,
Keto jane oret e ndryshimit te madh qe kemi kohe qe e presim, ky eshte shansi historik per t’ia rikthyer edhe nje here PD-ne demokrateve.
Ky eshte momenti per te vendosur gjithsecili me voten e tij/saj, me te miren qe meriton familja e vlerave te lirise dhe demokracise. Tani duhet votuar per te ringjallur shpresen per demokratet, per te djathten e bashkuar dhe per te gjithe shqiptaret.
Ne keto ore eshte e rendesishme te marrim pjese masivisht ne votim dhe se bashku me voten e lire te zgjedhim jo thjesht kryetarin, por modelin e ri te lidershipit bashkekohor.