Shqipëria është shteti që ka numrin më të madh të
Shqipëria është shteti që ka numrin më të madh të juristëve në raport me popullsinë e diplomuar, por për fat të keq po vërtetohet që ajo diplomë shërben më shumë për të garantuar thjesht një standard të ngushtë jetese, ose maksimumi një konkurrencë luksi material brenda llojit, por jo një pozicion dinjitoz profesional. Askush, asnjë. Jurist karriere ose jo, asnjë kostitucionalist, civilist, penalist, profesor, doktor shkencash juridike, gjyqtar, prokuror nuk po pipëtin këto kohë për shkeljen kushtetuese dhe ligjore që po ndodh në ditë me diell.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Kodi i Procedurave Administrative, Ligji nr.9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, Ligji nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 420, datë 8.6.2016 Për miratimin e Ceremonialit Shtetëror të Republikës së Shqipërisë, si dhe një sërë institucionesh kushtetuese ose jo, që hanë bukë për këtë qëllim, i ulërasin në fytyrë çdo shqiptari me dy gramë tru, pavarësisht në është jurist ose jo, se është duke u konsumuar një shkelje skandaloze kushtetuese ligjore në raport me zgjedhjen e presidentin të Republikës, ndërkohë që bashkëshortja e tij është kryetare e një partie politike.
Deklarimin e bashkëshortes së Presidentit të Republikës që nuk preferon të jetë pjesë e ceremonialit të fillimit të detyrës së presidentit dhe se nuk preferon të jetë zonjë e parë, personalisht e konsideroj skandaloz si në aspektin kushtetues, por edhe në aspektin e moralit kombëtar. Shteti shqiptar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 420, datë 8.6.2016 “Për miratimin e Ceremonialit Shtetëror të Republikës së Shqipërisë” përcakton në nenin që ka të bëjë me Presidentin e Republikës sa më poshtë vijon:
“Bashkëshortja e presidentit gëzon titullin e zonjës së parë të vendit. Ajo është personalitet publik dhe gëzon një trajtim të veçantë. Bashkëshortes së presidentit, gjithkush i drejtohet ‘Zonja.. (vijon mbiemri)”.
Me këtë citim të këtij akti ligjor të publikuar edhe në Fletoren Zyrtare nr. 106, datë 14 qershor 2016 dua të tregoj që bashkëshortja e presidentit tashmë ka vetëm dy zgjedhje, ose të jetë bashkëshortja e presidentit, ose të jetë vetëm kryetarja e partisë që drejton, por kurrsesi të dyja dhe kurrsesi me klishe dhe pirueta, që minimalisht janë foshnjarake, maksimalisht poshtëruese për seriozitetin e shtetit shqiptar si në planin kombëtar, por edhe atë ndërkombëtar.
Kuptohet që me këtë deklarim të pamenduar të bashkëshortes së presidentit kërkohet të shmanget diçka që është e pashmangshme, konsumimi i konfliktit të interesit. Dihet që me Kushtetutën e Shqipërisë si akti më i lartë i këtij shteti sanksionohen qartë dy gjëra:
Neni 86: “Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”.
Neni 89: “Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private”.
Presidenti i Republikës pavarësisht se është zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, është subjekt i cituar i ligjit Ligji nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” dhe si i tillë, ai dhe bashkëshorti/ja, fëmijët në moshë madhore dhe prindërit e zyrtarit dhe të bashkëshortit/es kanë të ndaluar me ligj ushtrimin e veprimtarive pikërisht atëherë kur veprimtaria e familjarit përputhet ose pritet me sferën e juridiksionit të zyrtarit dhe të kompetencës së tij për të vepruar, me akte individuale apo normative të nxjerra nga ai, ose kur zyrtari ka rol thelbësor dhe përcaktues në nxjerrjen e këtyre akteve. Jo vetëm kaq, por me ligj përcaktohet se familjarët kanë të ndaluar me ligj edhe ushtrimin e veprimtarive private dhe angazhimin si drejtues në organizata fitimprurëse ose jofitimprurëse, por edhe në biznese private.
Unë nuk do të doja të bëja një analizë të detajuar ligjore dhe kushtetuese, pasi e para s’ka nevojë, se çdo gjë është më se e qartë, dhe jo vetëm kaq, por Shqipëria si një shtet demokratik ka edhe një institucion të mirëpaguar që nga emri “Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave”, që paguhet për të ndaluar pikërisht konsumimin e konfliktit të interesit. Mjafton të shkruash termin ‘konflikt interesi’ dhe do të hapen përpara sysh jo vetëm akte ligjore dhe nënligjore në zbatim të tij, por edhe institucione që paguhen nga shqiptarët që pikërisht ky krim i paralajmëruar të mos ndodhë. Dhe jo vetëm se konflikti i interesit është shprehja më djallëzore e korrupsionit, por edhe se pikërisht konflikti i interesit, aktet ligjore dhe administrative të nxjerra përgjatë konsumimit të tij, i shndërron ligjërish në akte nul. Shqipëria nuk ka luksin të vazhdojë të paraqitet si përpara shqiptarëve, por edhe përpara ndërkombëtarëve si një shtet ku korrupsioni dhe konflikti i interesit si paraqitja e tij më e pastër janë elitarë. Shqipëria nuk ka luksin që pazareve të bëra nga politika të vazhdojë t’i paguajë haraçin sikur nuk sheh, nuk dëgjon, nuk flet, dhe nuk respekton as ligjet dhe institucionet që vetë ka ligjëruar..
Mendoj që bashkëshortja e presidentit që të hyjë në kostumin kushtetues, dinjitoz dhe kombëtar të bashkëshortes së presidentit, së pari duhet të lërë mandatin partiak që ka, si në planin parlamentar, por edhe në planin politik, duke u pozicionuar qartë në ngritjen e një institucioni serioz kombëtar, siç është Presidenti i Republikës. Vazhdoj të insistoj që asnjë biznes, ose interes personal nuk duhet dhe nuk mund të dalë mbi Kushtetutën e shtetit shqiptar. Shpresoj që bashkëshortja e presidentit të hënën të zgjedhë të veshë një kostum zyrtar dhe jo një kostum plazhi.
Keni te drejte zonje e nderuar dhe nga te paktat ne kete vend qe nga sa shkruan njeh mire dhe ligjshmerine por dhe keni kurajon te denonconi publikisht nje precedent historik qe ndodh ne kete vend te cuditshem dhe cuditerisht sic dhe ju e thoni,te pakte jane ata qe u ben pershtypje nje palacollek i tille alla like sheik-floriri i leshelise,i cili si dhe qoftelargu i PD-se dhe ciraku i tij,shpikin njemije e nje menyra,per te mos e lene tepsine te bjere.Po ku ka bythe te rrije qe te jesh dhe kryetar-e partie dhe president- e(zonje e pare i thencin)?!Ne ke planet rrojme?Keshtu do shkojme ne ne europe?Po mire ne si vend e si popull qe mbase e pertypim kete dhe nuk na ben shume pershtypje,sidomos kur ka te beje me kampionin e demokracise, te qetesise e dashurise,te frymezuesit te thirrjeve per rrokjen e armeve ,IlirLike Sheik-Floriri,po perfaqesuesit e organeve te larta europiane,ata amerikane e ambasadoret e tyre,degjojne apo lexojne gje per kete?Po vete kryeminiostri e deputetet e shumices parlanmentare pse nuk ndihen per kete?Akoma ka sekrete dhe marreveshje larg veshit dhe syve te popullit?Ilir-Ali Babai me cizme dhe shoqata e tij prej 20 hajdutesh (gjynah qe s’i beri dot dyzete,se do shkonte me mire) do jete president i te gjitheve apo i leshelise?Vendimet do merren ne presidence appo ne krevatin e like-Monikes?Zot na ruaj nga mendte e kokes!
Natyrshem, ky shkrim eshte nje kambane alarmi jo vetem per politiken, por per gjithe shoqerine tone. Argumentet qe sjell autorja jane jo vetem bindes, por ulerites. Ketij paradoksi duhet dhene fund. Dhe, per mendimin tim, fundi me i mire eshte qe Monika te mbetet atje ku eshte, kurse Meta te mos zgjidhet president. Me kete levizje i behen shume te mira vendit. Shumica e tanishme parlamentare, por edhe Gjykata Kushtetuese duhet te vendosin sa me pare.
Ne kete rast jane keto alternativa per familjen e presidentit te ardhshem:
Ilir Meta te dorehiqet si president, dhe te vazhdoj luften ne opozite,
Monika bashkashortje te dorhiqet si kryetare partie dhe deputete, dhe sipas kushtetutes te jete pale per te gjithe,
Monika te bej divorc me Meten, ku me pas te vashdoj luften ne opozite
Ne rast te mosplotesimit te njeres nga keto i bie qe te ky cift te jete ne konflikt interesi me postin e Presidentit, dhe detyrimisht Meta nuk mund te behet dot President, ne te kundert do te behen shume qesharak ne sy te popullit dhe ne opinion nderkombetar nje popull qe nuk rregullohemi,
duhet marre nje vendim PROMPT, ose ne rast mospranimi nga ky cift qeshark deri ne kete moment, por edhe te keqinj, te mos shkojne deputet ne betimin e tij, ta REFUZOJNE- ndryshe do te kemi probleme me te medha se me Nishanin,
-O majmunë,bëni atë që bota e ka bërë mijra e mijra vjet më parë,zbrisni nga pemët,provoni të ecni me dy këmbë,vini duart në punë e mbase ju fillon t’ju punojë edhe truri i pa rrudhosur në kokat tuaja të shtrëmbëra!
RRESPEKTE per problemin e ngritur ne baz te argumentave nga kjo zonj e nderuar , esht vertet problem serioz dhe shqetesues berja e shrudhit dhe e qorrit ne kte problem nga institucionet me te larta te shtetit dhe ligjit tegon se ktu nuk do te kemi shetin qe kerkojm ne te ardhmen , ,problem shum skandaloz per politiken dhe gjyqsorin esht vertet teper shqetesuse , RRESPEKTE ZONJ PER PROBLEMIN E NGRITUR SI PROBLEMI ME MADHOR SOT NE KTE VEND POR QE TE TER BEJN SIKUR NUK E SHIKOJN DHE KUPTOJN, DHE KY ESHT SHOKU ME I MADH PER POLITIKEN E DREJTESIN E KTI VENDI.
Mendoje qe Monika dhe Iliri te shkojne ne gjykate e te bejne divorcin si bashkeshort,me qellim qe t’i shpetojne kushtetutes. O me kushtetuten,Monika zonje e pare,o kundra kushtetutes.Zoti Ilir Meta te martohet me ndonje femer tjeter,per t’a patur ne krahe si zonje te pare,Monika le te ngelet pa burre,me qe dashuron me shume partine.Ilir meta t’a kete nusen e re vetem ne raste ceremoniale,kurse Moniken per ne shtrte naten.Kjo do jete zgjidhja me perfekte.Hajde rumpall hajde!
Po më vjen turp me i thënë Ilirit .
Ç’farë ka bërë vaki .
Kjo Munika , lëshu zinxhirit .
Ka kalu komplet n’dalldi .
Thjesht bravo,Brisida. Jam optimiste qe ka pena dhe mencuri te tille.Na u be Mona si sheike.Turp,te vjen ndot te hapesh TV.
Une mendoj qe vetem Monika te beje ndarje formale me Ilirin, dhe kur ti duhet ndonje nate ta therrase. Keshtu zgjidhet konflikti interesit dhe shkelja e kushtetutes. Por ndarja duhet te behet ne gjendje civile deri te henen. Iliri te martohet formalish me nje femer te varfer dhe ajo te jete zonjusha e pare. Ndryshe, te zhduken fare nga Shqiperia se nuk mund te jete garant i kushtetutes ti qe i ke hipur persiper qe diten e pare. Te henen bojkotoni parlamentin.
Zonje e Nderuar Ju FLM per sqarimin me kompetence . Sipas gjases duhet qe kuvendi i Shqiperise nuk duhet ta lejoje qe te vazhdoje ky Palacollek.Nuk do Baxhella e Like Hajdut Floririt qe te behet Zonje e pare? Aq me mire, fshihni te dy nga Lista .,dhe zgjidhni nje President per te qene.,qe te perfaqesoje realisht Unitetin e Shqiptareve.
Kam përshtypjen se mbasi zbuti lulin, se përndryshe nuk hynte në zgjedhje, gjëja tjeter qe bëri rama ishte bërja e qejfit e ilir metës, si president. Monika kryemadhi po bën be për qiell e rrufe për një opozite te papare, dhe nuk do jenë ata 20 harabele të LSI në parlament, por një president inatci që për katër vitet e ardhshme mund të ja nxije jetën rames duke i bllokuar reformat
Ky eshte skandal i vertete,por ju harroni qe Like hajduti ka frike nga Mona ,se ajo e rreh e ben te vdekur,sidomos ne shtrat naten ,(se diten …ku nuk shkon Mona),rrugace femer,ajo nuk respekton as buurin as kushtetuten,dhe presim te respektoje e ti sherbeje popullit.ATA si familjen i Kane sherbyer vetem xhepave te tyre,qe i pagofshin te femijet e tyre ,nje e Kane Daun,
Une kam disa pyetje,po me qe pergjigje s’ka, do iu pergjigjem vete,lexuesi le te gjykoje. A mund te behej kryetare e LSI-se znj.Kryemadhi pa deshiren dhe aprovimin e Ilir Metes? Pergjigja ime eshte:Jo !
Pyetja tjeter:A nuk e di Ilir Meta, se duke u zgjedhur znj.Kryemadhi ne krye te LSI, presidenti Meta eshte ne konflikt intetersi? Pergjigja ime eshte :Po!
Por a nuk e dine edhe te tjeret rreth e qark? Pergjigjja ime eshte:Po!
Kjo qe ka ndodhur me znj Kryemadhi eshte per dicka qe pritet te ndodhe ne vazhdim.Kush e ka pare foton diten e zgjedhjes se Metes president,e kupton qe ai ne ate detyre, ka shkuar pa vullnetin dhe deshiren e tij.Kush e di se si luhen lojrat politike.
Po pse mi zonja Brisida harrove kur punoje per Ilirin e Monesn te Lsi e te bene dhe kandidate per deputete ne Vlore. Tani po ben moralisten per moralin e LSI…
Çlidhje ka kjo me analizen super te sakte o gjasme Gzim kullufi
cfare ja fut kot o Ximo si e bene kandidate kur ajo kish 6 muaj qe kish ik kur u bene zgjedhjet
Brizida ka qene me LSIne deri ne Janar 2009s dhe shkaku ka qene 2 emrat qe permend ne kete artikull. Sigurisht, qe baza e ketij artikulli duket te jete mllefi qe nuk i paska ikur akoma. Nese akoma ben punen e avokates le te vazhdoje ta bej me sukses dhe te vere me shume pasuri se per kushtetueshmerine e presidentit dhe bashkeshortes ka kush merret…
http://tesheshi.com/brisida-gjikondi-e-penduara-e-lsi-se-perse-u-largova-nga-meta-dhe-perse-refuzova-ramen/
Po lexoja qe kjo zonje e nderuar ka ikur para 9 vjetesh me te nderuarin Pellumb Xhufin dhe te tjere. Pa kqene asnjehere pjese e pushtetit dhe tepsive. Spo e kuptoj pse ju sulmoni zonjen dhe jo argumentin. Ja lexoj shkrimet dhe perhere i ka te sakta.
O Martin o trim o rrens meru me ceshtjen jo me Gjikondin
Dikush duhet ti drejtohet gjykates kushtetuese nese Monika vazhdon ose te pakten duhet te divorcohet nga Ilir Meta me letra.Mbase shkon me shume si dashnore, se te dy mund te pallohen me te tjere.Turp e faqe e zeze, me keq se Berishet.