Talenti shqiptar transferohet te Juventusi

22 Korrik 2017, 17:57Sport TEMA

Jo vetëm goditje “big” në merkato, klubi i Juventusit iu kushton rëndësi edhe të rinjve, të cilët janë kontingjent premtues për të ardhmen.

Mediat italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë arritur akordin me 3 talente, ku një ndër ta është edhe futbollisti me origjinë shqiptare, Qëndrim Kameraj, i cili luan si sulmues qendror dhe anësor.

Shqiptari i lindur në Luzernë, do të jetë pjesë e të rinjve të Juvestusit për sezonin e ardhshëm. Kameraj është vetëm 18 vjeç dhe kaloi te klubi bardhezi nga të rinjtë e Luzernës.

Ai bën pjesë te Kombëtarja U-18 e Zvicrës, ku në 2 ndeshje ka realizuar 1 gol.

4 komente në “Talenti shqiptar transferohet te Juventusi”

  1. albaniafirst says:

    E kujt i duhet ne se luan me Juventusin apo me Barcelonen ky legeni. Na duhet te dime se ku lozin djemte tane dhe jo keta qe e kane per turp te quhen shqiptar.
    Te luash per kombetaren eshte nderi me i madhe qe dikush mund te pretendoje ne jete. Per kombetaren nuk luhet per para, por per kombin tend, per te afermit dhe familjen tende. A ka nder me te madh se ky?

  2. Shqipe says:

    Talent zviceran thuaj jo shqiptar.

  3. toni says:

    si ndryshoj as nje presje komentit te albaniafirstrrespekte albaniafirst,

  4. toni says:

    si ndryshoj as nje presje komentit te albaniafirst rrespekte albaniafirst,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje