Jemi mësuar që Federatën Shqiptare të Futbollit, ta shikojmë si një institucion i cili drejtohet nga presidenti i saj Armand Duka. Pothuajse asnjë nuk i njeh të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, që janë edhe qeveria e këtij institucioni. Në fakt, edhe pse presidenti Duka do jetë imazhi i këtij institucioni, duke marrë me të drejtë edhe vëmendjen më të madhe, në fakt ai duhet t’i përmbahet edhe statutit të Federatës.
Jo çdo gjë mund të vendoset prej tij, pasi ai ka kompetenca të parashikuara qartë. Sa i përket zgjedhjes së trajnerit, vendimi nuk duhet të merret në mënyrë individuale nga kreu i këtij institucioni. Ndonëse mund të jetë personi që do bisedojë dhe negociojë me kandidatët, vendimin ai nuk mundet ta marrë të vetëm, shkruan “VipSport.”
Në Nenin 36 të statutit të FSHF-së përcaktohet edhe kompetencat e tij. Por, zbatimi i pikës (g) ngre shumë dyshime. Ja çfarë thuhet në të:
Neni 36
Presidenti
Nuk është raportuar dhe nuk dihet që të jenë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, që të kenë dhënë mendimin e tyre për Panuccin. Ka shumë dyshime që të jenë pyetur mbi këtë përzgjedhje, para se të zyrtarizohet (me përjashtim të ndonjë anëtari që është mik i afërt). Edhe pse Komiteti Ekzekutiv duhet të ketë rol të rëndësishëm në përzgjedhje, ka mjaft dyshime që ata të jenw shndërruar në anëtarë fiktivë në këtë funksion…