Veliaj: Brenda 5 viteve Tirana me ujë 24 orë

24 Korrik 2017, 09:15Sociale TEMA

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha sot se brenda 5 viteve qytetarët e Tiranës do të furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm. I ftuar ftuar në emisionin e mëngjesit “Koha për tu zgjuar” në Neës 24, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se konsumatorët familjarë do të paguajnë më pak se sa banorët e Kamzës.

E gjitha kjo sipas Veliajt, bëhet që Bashkia të ketë mundësi të investojë që kryeqyteti të mund të furnizohet 24 orë ujë Tiranën. “Çmimi do të jetë njësoj sa ç’paguajnë sot banorët e Kamzës. Po flasim për 20 lekë, sa çmimi i një gazete. Sigurisht, ai që ka pishinë dhe lavazh, apo ai që vadit tokën me ujë të pijshëm, duhet të matet mirë. Me çmimin aktual që ka uji në Tiranë, atyre që jetojnë në Paskuqan e Babrru iu leverdis më mirë ta lidhin zorrën e ujit në Tiranë, sepse uji këtu është më i lirë se në Kamëz. Në dy vjet kemi bërë mbi 100 investime nëpër lagje, por nëse do na duhet të shkojmë te niveli tjetër, pra që Tirana të ketë ujë të pijshëm 24 orë në ditë duhet të bëjmë këtë lëvizje. Kush e do Tiranën brenda 5 viteve me 24 orë duhet të marrë këtë vendim”, sqaroi Veliaj.

Ai deklaroi se si pasojë e keqmenaxhimit gjatë administratës së mëparshme ujësjellësi ishte zhytur në borxhe, ndërsa bëri të ditur se Ujësjellësi i Lanabregasit është peng i një banke të nivelit të dytë, si pasojë e borxheve të marra nga Lulzim Basha. Veliaj tha se e gjithë kjo nismë po ndërmerret për të pasur mundësi për të marrë kredi që të zhbllokojë ujësjellësin dhe për të investuar. “Kur pati defiçit financiar, Berisha i tha Bankës së Shqipërisë bli hotel Dajtin, ndërsa Bashkisë së Lulzim Bashës i tha bli Lanabregasin. Që të mbushte defiçitin, Basha e la peng ujësjellësin në një bankë të nivelit të dytë. Ne na duhet të marrim një kredi nëse duam të bëjmë një reforme që do sillte ujë 24 orë për qytetarët. Duhen 220 milion euro, e pamundur të të financojë njeri kur nuk ke të ardhura”, sqaroi ai.

 Duke marrë shembull çmimin që ka Kamza, Veliaj deklaroi se kjo bashki e blen ujin nga Tirana 12 lek me shumicë, dhe e shet 65 lek për banorët e saj, ndërkohë që vetë Tirana e ka 45 lek. “Sipas studimit të JAICA-s, Agjencisë Japoneze që ka bërë një studim të jashtëzakonshëm për ujësjellësin, e konfirmuar edhe nga Banka Botërore, Tiranës i duhen 220 milionë euro për të pasur 24 orë ujë të pijshëm. Është e pamundur që të të financojë njeri në momentin që t’i nuk ke fuqi. Kurse Kamzën e financojnë sepse e blen me shumicë nga Tirana me 12 lekë dhe ua shet qytetarëve të saj me 65 lek. Do të thotë që fiton 53 lek. Pra, Tirana e ka çmimin total 45 lek, kurse Kamza vetëm fitimin e ka 53 lek”, tha Veliaj.

 Kryebashkiaku deklaroi se ajo që gjeti në fillim të marrjes së detyrës ishte një rrjet tërësisht i amortizuar. “Sot jemi në një situatë në qytetin e Tiranës ku kemi kaluar një thatësirë të jashtëzakonshme. Ne kemi fatmirësisht një pjesë të madhe të qytetit e cila nuk është prekur, pra nuk e ndjen pjesa që furnizohet nga Bovilla, por e ndjen pjesa që furnizohet me puse. Këtu flas për zonën e Unazës së Re dhe zonën e Astirit, pra ish-komunat e Kasharit që Partia Demokratike i ka qeverisur prej vitesh dhe na i la peshqesh me një rrjet totalisht të amortizuar. Jo vetëm kaq, por edhe Tirana qytet nuk është investuar në ujësjellës, le të themi në nivel kapilar, në disa raste që në vitet ’50, ’60”, tha kreu i Bashkisë.

4 komente në “Veliaj: Brenda 5 viteve Tirana me ujë 24 orë”

  1. Fatmir says:

    Nuk e kuptoj llogjiken e zotit Kryetar, a ka ndonje koncept ekonomik, apo flet kot fare;
    – Se pari Tiranes nuk i hyn ne pune sa e ka cmimin e ujit Bathorja, Tepelena, apo Tropja, por i duhet cmimi i ujit ne Tirane, te cilin do ta paguaje cdo m3, megjithese te ardhurat familiare z.Kryetar po ulen vazhdimisht, kryesisht nga pua e dobet e mizerabel e zoterise tende. Mendoj se eshte niveli yt intelektual i tille qe mundohesh te genjesh banoret e Tiranes per nevojen e rritjes se cmimit te ujit.
    – Pse z.Kryetar nuk e thua qarte se kerkon rritjen e cmimit te ujit me 44.44 %, e habitshme, cfare ka ndopdhur me ujesjellesin e Tiranes? Tashme ka kaluar koha e justifikimit me parardhesin. Z.Kryetar se pari duhet te japesh llogari per menaxhimin e ujesjellesit te Tiranes, Tr marresh masat e domosdoshme per menaxhimin e mire te tij, e jo ta hedhes bonoreve te metat se pari te punes tende, e me pas te administrates qe drejton.
    – Z.Kryetar ul shpenzimet per buje. gjoja se po rregullon rruget e sheshet, pasi me sa shoh ato invesime behen per te krijuar mundesine per te zhvatur sa me shume e per tu dukur. Psh keni filluar rikonstruksionin e rruges se Diberes. Nuk e kuptoj pse rruga duhej shkepur e gjitha kur nuk ka me shume se 5-7 vite qe eshte bere e re? Ne vend qe te kerkoni mundesine e zgjerimit te saj, shoh se ajo po ngushtohet, duke krijuar nje korsi per bicikleta. A thua ciklistet kur te shkojne tek farmacia 10 do ti marrin bicikletat ne krah? Nderkohe qe trafiku i mjeteve po rritet perdite. A mos mendon z.Kryetar qe trafikun ta besh me karroca me kuaj?
    – Me iniciativen tende banoreve te Tiranes u shtove taksen e aresimit, a thua se banoret nuk i kane paguar njehere keto taksa dhe se taksat ishin te ulta dhe duhen shtuar.
    – Z.Kryetar investimet qe merr nga KM mos i hidh rrugeve vend e pavend por perdori aty ku duhet, ne radhe te para per te plotesuar nevojat jetike te banoreve. Edhe KM duhet te vere rregull ne perdorimin e fondeve qe jep.

    Mendoj se kryetari yne duhet ti therrase mendjes e te shtrohet ne pune, se dalja ne TV cdo ore e sekonde nuk eshte pune, Bashkia e Tiranes nuk eshte OJF (Mjaft). Per detyren qe ka, puna e tij eshte kryesisht puna ne zyre dhe dalje sa me te pakta ne terren, pasi bashkine e Tiranes nuk e ka vetem Velia, por e ka se pari i gjithe populli i Tiranes, e pastaj administrata dhe specialistet e Bashkise, te cilet nuk jane te paket, por kryeari i mbulon duke pretenduar se eshte specialist per gjithcka. Te mos na shitet sikur i dhimbset Tirana, e shkon e ben homazhe pasi pylli ishte djegur, apo te na beje lloqe kavaje, kur me sa duket ujesjellesi ka falimentuar.

    Se fundi, i bej thirrje KM qe te kontroolje me rreptesi fondet qe i jep Bashkise ne menyre qe ato te perdoren ne drejtimet jetike te qytetit, nuk medoj se KM ka fonde te te teperta per ti dhene z. Veliaj per sadaka. Z.Veliaj duhet te zbatoje edhe politiken e subjektit qe e ka votuar dhe te mos beje allishverishe me subjekte te tjera thesht per te gjetur perkrahje ne Keshillin Bashkiak. Kete duhet ta kete parasysh edhe KM.

    1. dyl patllakja says:

      o fatmir..nuk ka ndryshim parardhes masardhes …ne ukt e tiranes ka shume nenpunsa qe vetem shkrujne emrin..400 mijelek muji +karburant+mirmbajtje mjetesh+sigurime shoqerore=1.000.000 lek per puntor…pa llogarit ditet qe nuk punojne..sepse bashkia tirones ..administrata aktuale dhe ajo perpara ksaj…kane huqin me i cu puntoret ne cdo miting..dhe se kom me te thonme…e kom me te pame…..ja dhe ngritja e taksave dhe ujit dritat etj etj…ky eshte shkaku

  2. Cuni i Tirones says:

    Tani qe mbaruan punen me votimet, fap po rrisin cmimin e ujit.
    Prandaj nuk i duhet dhene vota ketyre qelbesirave .

  3. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Ou , po ky para 1 viti tha brenda ketij mandati ??
    Prisni se s’keni pare gje akoma.
    Lali Eri qe shet mend ekraneve per rruget qe ben ne Tirane , pse nuk del edhe publikisht te thote per projektligjin qe do te miratoje ne keshillin bashkiak per rritjen e cmimit te ujit ne Tirane ???? Ka per te na e futur ashtu si me bileten e autobusit.
    Ne fund te fundit interesi i cdo qytetari fillimisht eshte tek xhepi i tij familjar nga do te dalin leket shtese per ujin , dhe pastaj vazhdon me rruget qe ka shtruar lali Eri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje