Debati për çmimin e ujit, reagon ish-kryeministri Meksi: Të caktohet nga një autoritet i veçantë, siç veprohet me energjinë

25 Korrik 2017, 21:55Politika TEMA

Propozimi i Bashkisë së Tiranës për të ngritur çmimin e ujit të pijshëm është shndërruar në një debat të madh ditët e fundit.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe ish-kryeministri Aleksandër Meksi i cili sugjeron që çmimin për konsumatorët ta vendosë një autoritet i veçantë njëlloj siç veprohet me energjinë elektrike.

“Lidhur me çmimin e ujit të pijshëm:

Uji eshte pasuri kombetare dhe ai i pishem ka nje rendesi te veçante se lidhet me jeten e njerezve. Si i tille dhe çmimin e tij per konsumatoret duhet ta caktoj nje Autoritet i veçante. Shqiperia eshte shtet unitar dhe jo federal, pra çmimi i i ujit si regull duhet te jete i njejte kudo, perderi sa prodhimi i tij behet nga shteti. Njelloj siç veprohet per energjine elektrike.

Çmimi mund te ndryshoj ne kohe lidhur me koston ne nivel kombetar, ashtu siç ka dhe politika sociale,” shkruan Meksi në Facebook.

2 komente në “Debati për çmimin e ujit, reagon ish-kryeministri Meksi: Të caktohet nga një autoritet i veçantë, siç veprohet me energjinë”

  1. asd says:

    Uji dhe energjia elektrike jane monopole qe nuk i nenshtrohen as tregut as konkurrences, qe do te thote se pagesa per to nuk eshte cmim por eshte gjobe. Habitem se si nuk e bejne cmimin e ujit 20.000 leke per liter. Kush i pengon ?

  2. durresi says:

    uji nuk ka dhe nuk duhet te kete cmim. Eshte pasuri e te gjitheve dhe mbi te gjitha eshte jetesore. Per ujin paguhet vetem “transporti” menjefjale vetem sherbimi qe behet per ta sjelle deri ne shtepi plus kontrolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje