Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka përgëzuar sot për qëndrimin këshilltarët e LSI-së sa i takon kundërshtimit të propozimit të Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.
Me anë të një mesazhi në “Facebook”, kryetarja e LSI-së e ka cilësuar qëndrimin e këshilltarëve të partisë së saj më shumë se çdo aksion politik, që i dhanë rëndësi shërbimit ndaj qytetarëve.
Mesazhi i Kryemadhit ne rrjetin social:
Përgëzoj sot për kurajon dhe vendosmërinë grupin e këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës.
Më shumë se çdo aksion politik, sot është e rëndësishme të ravijëzohet një opozitë e vërtetë dhe konstruktive, pa kompromise dhe interesa të mëdha a të vogla.
Shqipëria sot ka nevojë për një opozitë që lufton dhe përpiqet për qytetarët dhe jo për partitë politike. Këshilltarët e LSI-së treguan sot, se më shumë se kartoni dhe karriget në këshill ka rëndësi shërbimi ndaj qytetarëve, se më shumë se opinioni i grupeve të ngushta të interesit është parësor shërbimi ndaj qytetarëve.
Ky është dhe do të mbetet qendrimi yne!
Keta jane turpi i shqiperise,Ju plasi ketyre hajduteve per pagesen e shqiptareve,Po nuk u siguruan fonde si do te behen investime .
Qendrimi juaj ai qe eshte e qe do mbetet eshte ai i shushunjes qe di vetem te pije gjakun e taksapaguesve shqiptare. Parti hajdute.
Another big shit is coming up!!!!!
Interesi i qytetarve eshte te kene 24 ore uje ne cezmat e tyre.
A ka rruge tjeter pervec rritjes se cmimit ?
T’ju shiten aksionet qytetarve.
Sot Ujesjellsit ne Korce dhe Pogradec kane kaluar ne shoqeri aksionere,borxhet I shlyen qytetaret,fitimet nga aksione i marrin pushtetaret dhe njerzit ofer tyre.
Tirana ka fuqi ekonomike te mbaj Ballkanin me uje,duhet vetem administrim korrekt.
T’ju largohen duart abuzanteve,qe ne emer te interesave te popullit,duan te zgjohen milionere.