Kushtet e Neymarit për tu transferuar tek PSG-ja

25 Korrik 2017, 16:35Sport TEMA

Neymar ka vendosur disa kushte për transferim e tij tek Paris Saint-Germain.

Gazeta franceze, “Le Parisien”, shkruan se ylli brazilian kërkon dy përforcime të mëdha nga klubi nga Parc des Princes.

Dy përforcimet e kërkuara nga Neymar janë Philippe Coutinho dhe Alexis Sanchez.

Gjithashtu, sipas të përditshmes franceze thuhet se Neymar ka kërkuar nga klubi parisien që t’i rinovojnë kontratën edhe Lucas Mouras.

Për transferimin e Neymar Paris Saint-Germain është e gatshme të shpenzojë 222 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje