Mentor Mazrekaj rikthehet në Kosovë tek skuadra e Prishtinës.
Pas katër vitesh tek Partizani, një ndër futbollistët më të mirë në Superioren shqiptare, kthehet në klubin ku u formua si futbollist.
Mentor Mazrekaj, ka mbrojtur ngjyrat bardhekaltër deri në vitin 2013, ku fitoi dhe titullin kampion.
“Jam kthyer në shtëpi, në klubin ku jam rritur dhe afirmuar me të cilin dua të rikthejmë titullin dhe kjo është arsyeja e vetme përse rikthehem sërish”, ishin fjalët e Mentor Mazrekajt.