Tifozat e Kukësit "shpërthejnë" ndaj drejtuesve të klubit: Është gjynah të ndjekim vrasësa si ju

24 Korrik 2017, 21:54Sport TEMA

Tifozat e Kukesit kane reaguar pas lajmeve per nje largim te trajnerit Ernest Gjoka, nga drejtimi i skuadres.

Permes nje postimi ne faqen e tyre ata i etiketojne drejtuesit e klubit si “vrases”, pasi iu kane vrare pasionin.

Gjithashtu, tifozat verilindore theksojne se do te mbyllin dhe faqen e tyre ne facebook.

“DREJTUES A M A T O R A.

Shumë shpejt faqja jonë do të mbyllet. Është gjynah t’ju ndjekim vrasësa si ju. Jeni vrasës, sepse na keni vra pasionin”, shkruajne tifozat e Kukesit.

Edhe pse deri me tani nga klubi i Kukesit nuk ka asnje kofirmim zyrtar, trajneri i ri do te jete Skender Gega.

Ernest Gjoka arriti qe te shpalle per here te pare ne histori Kukesin kampion te shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje