VIDEO/ Vazhdojnë punimet tek ''Arena Kombëtare'', ja si duket

24 Korrik 2017, 16:02Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një video të punimeve të stadimit ”Arena Kombëtare” në Tiranë.

Punimet për impiantin e ri në kryeqytet vijojnë me ritme të larta për të qenë gati në afatin e caktuar.

“Arena Kombëtare” është stadiumi i tretë modern që ndërtohet në vendin tonë pas “Elbasan Arenës” dhe “Loro Boricit”.

Stadiumi i ri i do të jetë sipas standardeve të futbollit ndërkombëtar, dhe është një premtimet e kreyministrit Edi Rama pas kualifikimit historik që kombëtarja shqiptare bëri në kampionatin europian.

Arena Kombëtare është gjithashtu kandidate për të organizuar finalen e Superkupës së Europës për vitin 2019.

11 komente në “VIDEO/ Vazhdojnë punimet tek ”Arena Kombëtare”, ja si duket”

  1. enter"" says:

    Te jemi te qarte.
    Ky stadium do kete nje kapacitet shume te vogel per te organizuar ne finale te kupes se Europes.

    20,000 vende jane teper teper pak.

    1. Sportdashes says:

      Per Superkupen nuk ka rendesi numri vendeve. Deri ne 2012 Superkupa luhej ne stadiumin e Monakos,stadium 18.500 vendesh.

      1. Raimond vlonjati says:

        Shume stadium i vogel –Te pakten te kishte nja 50 mije vende

        Se ne jemi popullsi e re, dhe jemi te gjithe tifoza futbolli
        Aq me teper qe kemi edhe Kosoven, Shqiptaret ne Maqedoni, Presheve,mal te zi, shqiptaret ne Greqi e Itali–Por edhe nga gjithe Europa, do vijne kur te kete ndeshje Kombetarja

        Nje shtet, qe gjendet ne Europe, duhet te kete nje stadium, nje port , nje aeroprt ne parametra super moderne , si ne amdhesi dhe ne strukture -, pastaj te tjerat le te jene te zakonshme

        Pastaj Stadiumi behet me perspektive, se popullsia do ritet , Nuk behet sot per sot

        Ky piktori i ben te gjitha gjerat si cingun,–Ky stadium eshte tamam si Lungomare – qe esht bere me rugica dhe as qe ka menduar per te ardhmen
        Ketu ne Amerike, keto ruge kaq te gjera jane ndertuar qe para 100 vjetesh–Dhe rezistojne edhe sot
        Por ama kur i kane ndertuar keto ruge me nga 4 kalime , ne ate kohe keto ruge rezik ishin bosh fare

        Drejtuesit kur ndertojne dicka, e ndertojne me synimin qe ti rezistoje te ardhmes , jo keshtu me driteshkurtesi, si ky stadium dhe gjithe gjerat e tjera

        Ne kemi nivel te ulet si drejtuesat edhe popull , ndaj nuk behemi….

  2. fati says:

    Se ku ishin keto ritme te shpejta, vec Federata e di! Me dy tre punetore qe me shume rrinin se punonin…

  3. Ilir says:

    Po perse stadiumi “Arena Kombetare”, dhe jo ” Stadiumi Kombetar “Qemal Stafa”” ? Perse stadiumit te Shkodres nuk iu ndryshua emri Loro Borici, ndersa Stadiumit Kombetar PO ? Mos valle midis Qemal Stafes dhe Loro Boricit ka dallime ne kontributet e Tyre per Shqiperine dhe Popullin Shqiptar ? Perse kjo dhune ne ndryshime emertesash historike ? Objekti madheshtor, trashegimi historike te percaktuar edhe prej vet Edi Rames, i ndryshohet emri, forma dhe nje pjese e permbajtjes, Perse ? Cfare egoje te semure ka ky person qe tjeterson Objekte Historike me rendesi te vecante kombetare ?
    Uroj nje reflektim sa me shpejte ndaj deformimit te dhunshem qe iu be Stadiumit Kombetar “Qemal Stafa” !

    1. mirel says:

      Jam shume dakort me ty.
      Po nipi i shoferit te Zogut, si qen bir qeni qe eshte nuk denjon ti pergjigjet ketyre pyetjeve.
      Dhe pak dhe do e shpalli veten te plotefuqishem te zgjedhur nga populli dhe Zog te dyte.

    2. me thene te drejten says:

      Stadiumi do vazhdoje te quhet Stadiumi Qemal Stafa!
      Kjo varen prej nesh dhe jo prej Edi Rames apo kujtdo tjeter!

    3. Art Ny says:

      Loro Borici ka pas kontributet e veta ne sport dhe ka qene nji futbollist i talentuar. Kurse kontributi i Qemalit ishte ndermjet shaleve te nexhmijes. Clidhje ka Qemali men sportin o Dak

    4. Artny says:

      Loro Borici ka pas kontributet e veta ne sport dhe ka qene nji futbollist i talentuar. Kurse kontributi i Qemalit ishte ndermjet shaleve te nexhmijes. Clidhje ka Qemali men sportin o Dak

  4. Toni says:

    Te jesh kandidat dhe te fitosh eshte shume larg..Po te behet nje here se nuk kishte Tirona nje stadium te hajrit.

  5. mike_el says:

    Sepse Qemal Stafa nuk ka asnje lidhje me futbollin ndersa Loro Borici eshte nje nga leghendat e futbollit shqiptar. Ska nevoje per komente politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje