Trajneret italian jane bere mode ne Shqiperi.
Pas Gianni De Biasit i cili arriti qe te bente historine me kombetaren shqiptare duke u kualifikuar per here te pare ne kampionatin europian, kuqezinjte do te drejtohen serish nga nje tjeter italian Christian Panucci.
Por, pervec kombetares shqiptare edhe skuadra e Partizani ka emeruar ne stolin e saj ish lojtarin e njohur te ekipit te Juventusit Mark Jualiano, i cili do te prezantohet te merkuren tek 15 here kampionet e vendit.
Pas ketyre dy zyrtarizimeve e perditshmja e njohur italiane “La Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar një artikull këtij lajmi duke e titulluar me emrin “Made in Italy”.
“Mark Juliano nuk është i pari italian që shkon në Shqipëri në kërkim të lavdisë. I pari ishte Xhuzepe Dosena, i cili drejtoi disa muaj kombëtaren në vitin 2002. Asgjë e ngjashme me punën e bërë nga Xhani De Biazi i cili arriti ta kualifikonte skuadrën në Kampionatin Europian.
Gjatë ditëve të kaluara u zgjodh edhe pasardhësi i tij, Kristian Panuçi, i cili kërkon të tregojë vlerat pas një eksperience të dështuar me Ternanën, e cila në verën e shkuar zgjati pak më shumë se një muaj. Të mërkurën Juliano do të prezantohet te Partizani, një skuadër që e ka mbyllur sezonin e fundit në vendin e dytë të Kategorisë Superiore. Ndihmësi i tij do të jetë Alesandro Dosena, një tjetër italian sigurisht”, shkruan “La Gazzeta dello Sport”, ne artiullin e saj “Shqipëria Made in Italy”.
Eshte fat qe italianet jane nje popull Me shpirt dhe qe I kemi komshinj.