“Nuk e përballoj dot më këtë gjendje, më kuptoni. Çdo ditë e vuaj gjendjen në të cilën ndodhem, me faturat e papaguara dhe disa borxhe, ndaj nuk dua të jetoj më. E kam menduar gjatë dhe e kam vendosur”.
Këto fjalë kishte shkruar në letër e lamtumirës ish-portieri i Vllaznisë Gjergji Kushe para se të vetvritej.
59- vjeçari, sportisti dhe trajneri i njohur korçar, i dha fund jetës së tij dje duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati në qendër të qytetit.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi në bulevardin “Republika” në qytetin e Korçës, ku një telefonatë në sallën operative ka sinjalizuar për një person të vetëhedhur nga lartësia.
Pas mbërritjes në vendngjarje, blutë identifikuan viktimën si Gjergji Kushe, një emër i njohur në fushën e sportit.
Që në moshën 18- vjeçare,Kushe arriti të luajë dhe fitojë titullin “Kampion” me Vllazninë (ish portier), vazhdoi një karrierë të gjatë sportive duke punuar më para me të rinjtë e më tej, duke u kthyer në një prej trajnerëve më të njohur të portierëve të “Skënderbeut”.
Keqardhje e madhe dhe respekt per kete sportist shume te mire jo vetem i Korces.U prehte ne paqe.
Ndoshta mero e ka nje pamflet gati kunder sistemit te xhaxhit dhe parajses demonstrate .
Poshte enveri.
Gjithmone ka nje zgjidjje ! E dhe po sdoli ushtrimi ne arithmetike 5 5 = 10 dote dali 9 .Me vjene shume keq per te ndjerin. I qofte dheu ilehte e u prefte ne paqe !