“Europa League”, Ndeshja e parë Mlladen-Skëbdërbeu do drejtohet nga arbiter maltez

24 Korrik 2017, 15:16Sport TEMA

Skënderbeu është skuadra e vetme shqiptare e mbetur në kupat e Europës për këtë sezon, teksa do të luajë në turin e tretë të Europa League.

Ndeshja e parë do të luhet në fushën e Mlada Boleslav, teksa arbitri i ndeshjes do të jetë gjyqtari maltez Alan Mario Sant.

36-vjeçari njihet si një prej më të mirëve në Maltë, teksa shquhet si një gjyqtarë që nuk vërshëllen lehtë, dhe ka një mesatare të ulët të kartonëve.

3 kartonë të verdhë për ndeshje në duelet ndërkombëtare, janë një lajm i mirë për korçaret, të cilët në ndeshjen e parë nuk do të kenë Lilajn.

Alan Mario Sant nuk ka asnjë precedent me ekipet shqiptare, ndërsa në një rast që ka drejtuar Mlada Boleslav i ka sjellë fat ekipit çek. Kjo ka ndodhur në turin e dytë kualifikues të Europa League në sezonin 2014-2015, me Mladan që fitoi 4-0 në fushën e boshnjakëve të Siroki Brijeg.

Ndeshja do të luhet në orën 18:00, këtë të enjte.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje