Trajneri i Bajernit të Mynihut, Carlo Ancelotti, ka komentuar transferimin e Alvaro Moratës tek skuadra e Chelseas.
Tekniku Italian shprehet se Morata është një sulmues i kompletuar, duke i bërë me dije Realit se kanë humbur shumë me largimin e tij nga “Santiago Bernabeu”.
Sulmuesi spanjoll, u transferua te Chelsea nga Real Madridi për shumën e 80 milionë eurove.
Ky vendim i 24 vjecarit erdhi pas insistimit të Zinedine Zidane se Karim Benzema do të vazhdojë të jetë për të zgjedhja e parë në sulm.
“Chelsea ka blerë me të vërtetë një lojtar fantastik. Morata është sulmues i kompletuar”, u përgjigj Ancelotti.