Kicker: Filip Lam, futbollist i vitit në Gjermani

24 Korrik 2017, 17:15Sport TEMA

Filip Lam është shpallur “Lojtari i vitit” në Gjermani për vitin 2017.

Ish-kapiteni i Bajernit, i cili para dy muajsh u largua përfundimisht nga futbolli si kampion i Bundesligës, mori 242 vota në zgjedhjet e organizuara nga revista “Kicker”.

Lojtari i dytë më i votuar është mesfushori i Real Madridit, Toni Kros, i cili sezonin e kaluar fitoi kampionatin spanjolll dhe Ligën e Kampionëve (192 vota).

Ndërkaq, vendi i tretë i ka shkuar golashënuesit më të mirë të Bundesligës, Pier Emerik Aubamejang (120 vota), i Borussia Dortmund-it.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje