Shtubina largohet nga Vllaznia: Shpresoj të merrni Messin në vendin tim…

24 Korrik 2017, 16:25Sport TEMA

Kapiteni i skuadrës së Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, është larguar përfundimisht nga Vllaznia.

Lajmin e ka dhënë vetë futbollisti shkodran përmes një postimi në profiling e tij në facebook.

Gjithashtu, Ndriçim Shtubima ka ironizuar dhe drejtuesit e skuadrës kuqeblu.

“Nga ky moment, jam futbollist i lirë. Shpresoj që Vllaznia të blejë Mesin në vendin tim. Nuk kam ç’të them më shumë”, ishte postimi i tij në Facvebook.

Shtubina ka qenë një nga lojtarët kryesorë tek Vllaznia, por problemet e shumta që po e shoqërojnë ekipin shkodran ditët e fundit ka sjellë dhe largimin e tij nga ekipi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje