Nga zërat se mund të largohej në merkato apo se Zurichu nuk e cilësonte pjesë të projektit prej moshës së madhe, Burim Kukeli e nis në mënyrë të shkëlqyer sezonin e ri në Zvicër.
Me një rol të ri në fushë, ku ashtu siç i ka ndodhur shpesh në Kombëtare u përshtat si mbrojtës, lojtari nga Gjakova ishte një garanci për Zurich në fitoren 2-0 në fushën e Grasshopper, në javën e parë të Superligës zvicerane.
Kukeli u aktivizua gjatë gjithë lojës si qendër e majtë në mbrojtje, ndërsa u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 71-të, në ndeshjen që u vendos nga dy golat e Dëamenas.
Për paraqitjen e jashtëzakonshme gazeta zvicerane “Blick” e përfshiu në Formacionin më të Mirë të Javës, duke vlerësuar se 33-vjeçari dha siguri në pozicionin e ri, ku për tu theksuar ishte fakti se ndihej mjaft komod.
Paraqitja e mirë e ndihmon Burim Kukeli të konsolidojë pozitat e tij në skuadër, pas interesimit të ish-zv.trajnerit të Kombëtares, Tramezzani, që synonte ta transferonte te Sioni.
Por me freskinë e treguar, eksperiencën e madhe që zotëron dhe faktin se mund të mbulojë disa role në fushë, tashmë duket e vështirë që Zurichu të privohet nga shërbimet e shqiptarit.