Lushnja konfirmon Cankën, vjen edhe Meto

24 Korrik 2017, 18:37Sport TEMA

Lushnja konfirmon për sezonin e ri futbollistik edhe Mikel Cankën, sulmuesin kryesor të ekipit i cili realizoi 11 gola në 26 ndeshje në Kategorinë e parë, duke dhënë kontribut në gjitjen e lushnjarëve në Superiore. 30-vjecari pasi bisedimeve që ka patur me drejtuesit vendosi të vijonte bashkëpunimin, duke iu bashkuar pjesës më të madhe të futbollistëve që mbyllën sezonin e kaluar.

Te Lushnja kanë vendosur të mos bëjnë shumë ndryshime, duke i besuar organikës që siguruoi ngjitjen. Janë konfirmuar gjithashtu Spaho e Bejte për portën, Magani, Byzhyti, Xhafa, Buasi, Bitri e Mone për mbrojtjen, në mesfushë Branica, Taullau, Alushi, Koreci e Ruco si dhe Sefa e Pepa për fazën e avancuar.

Përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Artan Banos mund të konsiderohet edhe Agim Meto, i cili ka ka arritur marrëveshjen me drejtuesit për të qenë pjesë e Lushnjës sezonon e ardhshëm. 31-vjecari vjen nga radhët e Bylisit në kategorinë e parë, por ka eksperiencë të madhe edhe në kategorinë Superiore kur përvecse me ekipin mallakastriot ka luajtur me Apoloninë, Flamurtarin dhe Lacin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje