Klubi italian, i Juventusit është i vendosur për ta blerë mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can.
Sipas medieve italiane, “Zonja e Vjetër” ka bërë gati ofertën prej 25 milionë eurosh për lojtarin gjerman.
Can mbetet objektiv i gjigantit italian këtë verë, edhe pse pak është e besueshme se trajneri i “Reds”, Jurgen Klopp të heq dorë nga sharbimet e lojtarit.
Mesfushori turko-gjerman ka shfaqur performancë mjaft të mirë me Liverpoolin sezonin e fundit.
Raportohet se Juve shumë shpejtë do t’ia dërgoj klubit nga “Anfield” ofertën për Can.