Milot Rashica synimi i rradhës i Milanit

25 Korrik 2017, 13:03Sport TEMA

Milot Rashica objektivi i radhës i skuadrës së Milanit, shkruan Tuttomercatoweb.

Rossonerët vazhdojnë të shtojnë elementë të rinj me perspektivë në përbërjen e tyre, duke menduar për të ardhmen dhe Rashica është mes profileve që po monitorojnë.

Mendohet që kartoni i Rashicës vlerësohet rreth 8 milionë euro nga klubi holandez, një shifër e cila përballohet pa probleme nga klubi i Milanit, i cili ka qenë një nga “mbretërit” e merkatos gjatë kësaj vere.

Përveç Milanit, interesim për ish-anëtarin e Vushtrrisë, i cili po shkëlqen në Holandë me skuadrën e Vitesses, ka shfaqur edhe dy ekipe tjera nga Seire A: Napoli dhe Udinese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje