Bayern i Mynihut ka fituar ndeshjen miqësore kundër skuadrës së Chelseas.
Kampionët e Bundesligë, fituan ndaj londinezëve, me rezultatin 3-2 sfidë e cila u luajt në Singapor.
Golat për Bayernin e Mynihut i kanë shënuar, Rafinha dhe Thomas Mueller që shënoi një dygolësh.
Kurse, golat për skuadrën e drejtuar nga, Antonio Conte, u shënuan nga Marcos Alonso dhe Michy Batshuayi.
Në këtë takim për Chelsean ka debutuar përforcimi i ardhur nga Real Madridi, Alvaro Morata.
Sulmuesi Spanjoll është aktivizuar në minutën e 63-të, por nuk ka arritur të shënoj golin e parë në fanellën e londinezëve.