Elis Bakaj, midis Izraelit dhe Shkëndijës

26 Korrik 2017, 14:21Sport TEMA

Elis Bakaj është një nga emrat më cilësor të kampionatit shqiptar, që për momentin gjendet i lirë dhe pa skuadër.

Ish-sulmuesi i Vllaznisë në gjysmën e edicionit të kaluar, po shikon mundësinë e aktivizimit në kampionatet e huaja. 30-vjecari pas bisedimeve me Flamurtari-n ku nuk arriti marrëveshjen dhe me disa skuadra në Rumani, ka nisur bisedimet për t’u transferuar në kampionatin izraelit.

Burime për “Sport News” bëjnë të ditur se janë 3 ekipe të interesuara për shërbimet e Elis Bakaj-t, që pas aventurës në Kroaci gjysmën e parë të sezonit të shkuar kërkon sërish të provojë veten në një tjetër kampionat.

Megjithatë interesimi për ish-sulmuesin e Partizani-t, Dinamo-s dhe Tirana-s vjen edhe nga Shkëndija e Tetovës, e cila këtë vit synon të ulë nga froni Vardarin e Shkupit.

Tek kuqezinjtë tetovar Bakaj pritet t’i bashkohet një tjetër futbollisti që ka luajtur më parë me Tiranën, Olsi Teqja, i cili u bashkua me kuqezinjtë gjatë kësaj vere. E ardhmja e Elisit shihet larg Kategorisë Superiore, me vetë futbollistin që duhet të zgjedhë midis ofertave të ardhura në adresë të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje