Mediat greke, elozhe Besnik Hasit

26 Korrik 2017, 10:58Sport TEMA

Ka nisur në mënyrën më të mirë të mundëshme, aventura e Besnik Hasit në krye të kampionëve grekë, Olimpiakos.

Grekët kanë fituar në transfertë, në Serbi, ndaj Partizanit të Beogradit, në një ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Champions League, me rezultatin 1-3.

Mediat greke, të cilat nuk e pritën mirë emërimin e gjakovarit në krye të Olimpiakosit, nuk ngurruan të lavdërojnë zgjedhjet tij, si kyçi i suksesit në Beograd.

“Zgjedhjet taktike të Hasit, sollën suksesin në Beograd”, thuhej në faqen sportive greke “sdna.gr”, e cila lavdëronte vendosjen në fushë të ekipit grek dhe mënyrën se si e interpretuan takimin.

“Ekip i vendosur mirë dhe një lojë e fortë në grup”, shkruante një tjetër faqe sportive, ‘sport24.gr’, e cila gjithashtu nxirrte në pah punën e mirë të trajnerit gjakovar.

Olimpiakosi është thuajse i kualifikuar për në fazën “play off”, të Champions League, por objektivi i klubit grek është pjesëmarrja në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

2 komente në “Mediat greke, elozhe Besnik Hasit”

  1. shqiptari says:

    Dihet se kur eshte ne interes te tyre edhe shqiptarin e vleresojne.Nuk besoj se do zgjase shume kjo”dashuri” se greku grek eshte,nuk ndryshon.

  2. albaniafirst says:

    Urime Besnikut nga Kosova e Shqiperise. Greket si gjithmone hane mut para … buke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje