Diego Simeone arrin marrveshjen për rinovimin e kontratës me Atletico Madridin

25 Korrik 2017, 16:46Sport TEMA

Diego Simeone dhe Atletico Madrid kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës.

Trajneri argjentinas është shprehur se ndihet i lumtur tek Atletico Madrid, dhe kjo ka bërë që ai të rinovojë kontratën e tij.

Sipas “Cadena Ser”, kontrata e re e Digo Simeones te Atletico do të jetë deri në vitin 2020, duke përmirësuar edhe pagën e tij.

E ardhmja e Simeones ishte në dyshime pas humbjes në finale të Ligës së Kampionëve nga Real Madrid në vitin 2016, por tashmë ka ndërruar mendje.

Ky është një lajm shumë i keq për Interin dhe PSG, skuadra këto të interesuara për shërbimet e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje