Prezantohet Juliano, Demi: Shpresoj që këtë vit të fitojmë titullin kampion

26 Korrik 2017, 11:35Sport TEMA

Partizani ka prezantuar diten e sotme trajnerin e ri te skuadres i cili do te jete ish lojtari i njohur i skuadres se Juventusit, Mark Juliano.

Tekniki italian u prezantua ne prani te presidentit te skuadres se kuqe, Gaz Demit dhe Luaciano Moxhit.

Numri nje i presidences se kuqe u shpreh se Jualiano eshte nje zgjedhje e Moxhit, ndersa shtoi se shpreson qe kete vit Partizani te shpallet kampion.

“Partizani s’ka arritur të marrë akoma një trofe pavarësisht  se kemi qenë në garë deri në momentet e fundit. Shoqëria e Partizanit ka filluar të bëjë një organizim të ri. Moxhi do të jetë këshilltar i përgjithshëm për të gjithë ndërmarrjen e Partizanin.

Zotëria na solli një djalosh simpatik në pamje, por që flitet që është edhe një trajner i mirë. Shpresoj që këtë vit të fitojmë titullin kampion dhe të ecim sa më larg në Kupat e Europës. Juliano e ka marrë seriozisht punën për ta ndihmuar skuadrën. Ne të gjithë jemi serioz për ecurinë e Partizanit.

Për sa i përket Starova do të jetën në stafin e Partizanit, por nuk dua të flas për zhgënjimet e sezonit të kaluar pasi sot do prezantojmë trajnerin e ri. Juliano ka energji më të madhe se Starova, si dhe pamjen e ka me simpatike”, tha Gaz Demi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje