Mazrekaj falenderon klubin e Partizanit: Shpresoj që në fund të sezonit të festojmë bashkë titullin

26 Korrik 2017, 11:10Sport TEMA

Pas kater viteve tek klubi i Partizanit, Mentor Mazrekaj, u rikthye tek ekipi i Prishtines.

Permes nje postimi ne faqen e tij zyrtare ne facebook, Mazrekaj falenderon te gjithe njerzit qe ka punuar tek Partizani.

Mesfushori kosovar falenderon dhe tifozerine e kuqe duke i shprehur se shpreson qe kete te festojne titullin kampion.

Falënderoj Partizanin dhe të gjithë adhuruesit Pas katër vitesh të jashtëzakonshme, të paharruara, të çmuara përjetësisht në FK Partizan, sot kam ndërruar mjedis dhe kthehem sërish në klubin ku jam rritur e jam njohur, FC Prishtina.

Me këtë rast, falënderoj duke filluar nga presidenti i klubit, Gaz Demi dhe tre trajnerët, Hasan Lika, Shpëtim Duro dhe Sulejman Starova. Prezenca ime afër jush më ka shërbyer në jetë. Ju faleminderit shumë!

Falënderoj po ashtu jashtëzakonisht shumë të gjithë tifozët e FK Partizani “Guerils”. Ishit pjesë e imja e pandarë. Ju faleminderit shumë që më përkrahët gjithmonë. Shpresoj shumë që në fund të edicioni 2017/18 të vijë e sëbashku të festojmë titullin e shumë pritur në Superiore. Shpresoj të shihemi sërish. Ju faleminderit shumë.Me respekt,Mentor Mazrekaj”, eshte postimi i tij ne facebook.

1 komente në “Mazrekaj falenderon klubin e Partizanit: Shpresoj që në fund të sezonit të festojmë bashkë titullin”

  1. shqiptari says:

    LOJTARI ME KOT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje