Mesfushori shqiptar, Keidi Bare, ka zhvilluar një performancë mjaf të mirë në miqësoren e sotme me ekipin spanjoll Atletico Madrid.
Kapiteni i kombëtares shpresa u aktivizua nga trajneri Diego Simeone në miqësoren që Atletico Madrid luajti kundër ekipit meksikan të Tolucas për 100 vjetorin e themelimit të këtij klubi.
Bare u fut në fushën e lojës në minutën e 67-të duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare.
Një sinjal pozitiv ky për Baren dhe trajnerin Simeone që mund ta ketë në konsideratë për sezonin e ri.