Policia e Shkodrës ka goditur një grup prostitucioni që shfrytëzonin vajza të mitura.Në kuadër të operacionit “Last Time” në prangat e policisë kanë rënë dy persona.
Efektivet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një hetimi të mirëfilltë policor disa mujor me metoda speciale dokumentoi me prova ligjore dhe goditi këtë grup kriminal, i cili shfrytëzonte për prostitucion femra të mitura.
Si rezultat i punës hetimore u bë e mundur arrestimi i shtetasve: Lumturie K. 43 vjeçe, banuese në lagjen Bacahllek, Shkodër, e dyshuar se ka kryer veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni” parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal. Lekë C. 38 vjeç, banues në fshatin Pulaj Velipojë, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Ushtrim Prostitucioni” parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal. U bë ndalimi i shtetasit: Juli Z. ( alias Ylli), 40 vjeç, banues në fshatin Shkjeze, Vau Dejës, i dyshuar se ka kryer veprën penale, “Trafikim i të miturve e mbetur në tentative” dhe “Shfrytëzim prostitucioni me të mitur” parashikuar nga nenet 128/b-22 dhe 114/2 të Kodit Penal. Gjithashtu procedohet në gjëndje të lirë për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni me të miture kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 114/2 e 25 i Kodit Penal, ndaj shtetasit: P. S. 47 vjeç, banues në Rranxa, Vau Dejës. Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.
PO sikur te ishin vajzat dhe motrat e juaja si do u vinte mor plehra te shqiperise,,,///