FSHF e angazhuar për zgjidhjen e çështjes së Ismail Morinës

28 Korrik 2017, 23:37Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas lajmit mbi ekstradimin e Ismail Morines i njohur si “Ballisit” ne Serbi.

Permes nje njoftimi FSHF, thekson se është plotësisht e angazhuar ti shkojë deri në fund një cështjeje të tillë, duke shfrytëzuar të gjitha rrugët dhe hapësirat e saj institucionale dhe diplomatike për të riparë edhe një herë këtë rast.

Njoftimi i plotë i FSHF-se.

FSHF reagon publikisht dhe i bën thirrje të hapur autoriteteve përkatëse dhe institucioneve që të ndërhyjnë brenda kornizës ligjore për të ndaluar ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi.

Menjëherë pas publikimit në media të lajmit për vendimmarrjen e Gjykatës së Dubrovnikut në Kroaci për Ismail Morinën, i ndaluar ditë më parë, FSHF ka nisur menjëherë edhe interesimin e saj të drejtpërdrejtë për ti dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë këtij problemi shumë të ndjeshëm për tifozët dhe shqiptarët kudo qe ndodhen.

FSHF është plotësisht e angazhuar ti shkojë deri në fund një cështjeje të tillë, duke shfrytëzuar të gjitha rrugët dhe hapësirat e saj institucionale dhe diplomatike për të riparë edhe një herë këtë rast.

FSHF është duke u marrë intensivisht me këtë problem, duke siguruar vetë Ismail Morinën, familjen, por edhe të gjithë tifozët shqiptarë që do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që i jepen në mënyrë që një dicka e tillë të mos realizohet dhe ku hapësira ligjore ankimuese në Apel të mundësojë edhe abrogimin e vendimit të Shkallës së Parë.

Ndërkaq, Federata ka nisur menjëherë kontaktet edhe me autoritetet shqiptare për të parë dhe operuar cdo mundësi që ekziston deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit, në mosekstradimin e tij drejt Serbisë.

2 komente në “FSHF e angazhuar për zgjidhjen e çështjes së Ismail Morinës”

  1. luli says:

    Duke ordineri do ktheje vendimin e gjykates Kroate?Ha ha.Thuji Rames te flasi me Vucic e ta beje per te qeshur dhe mund te rregullohet dhe kjo pune.Megjithese nga ky Miu i Haleve mund te ishte bere kasapane ne fushe.

  2. .. says:

    Keto idjoteso Ballisti quhen ndryshe Karlleqe Budallai.
    Dhe reagimet e Shqipove….hipokrizi Kurvash. Nje her i japim levdata nje here e akuzojm si provokator i paguar nga UDB-ja, nje her e bejm hero, pastaj e arestojme per armbajtje….
    Lerini lloqet si fjalen e ka SERBI te thote te verteten dhe te vej drejtesin me vend.
    Historia e Europianit ishte nje histori mekatare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje