Pejiç largohet nga Kukësi, firmos me skuadrën ku luan Bruno Telushi

28 Korrik 2017, 18:22Sport TEMA

Goleadori i kampionati shqiptar, kroati Pero Pejiç, duket se nuk do të luajë më në Shqipëri, me Kukësin apo ndonjë skuadër tjetër.

Sulmuesi kroat Pero Pejiç duket se do ta vazhdojë karrierën në vendlindje. 34-vjeçari ka gjetur akordin me skuadrën e elitës së futbollit kroat, Slaven Belupo, dhe pritet që nesër të firmosë kontratën.

Pejiç priti disa ditë për të parë një ofertë të re nga Kukësi, por duke qenë se kampionët e Shqipërisë nuk u treguan të interesuar për të vazhduar bashkëpunimin me të, ai vendosi që t’i përgjigjet pozitivisht ofertës së skuadrës ku aktivizohet edhe ish-kapiteni i Flamurtarit, Bruno Telushi.

Pero Pejiç ka qenë edhe më parë pjesë e Belupos, teksa ka luajtur për këtë skuadër nga viti 2003 deri në vitin 2007. Ai është aktivizuar në 83 ndeshje, duke shënuar 13 gola. Pejiç erdhi në fillim tek ekipi i Dinamos, më pas te Tirana, Flamurtari, Skënderbeu dhe te Kukësi, duke fituar tituj dhe thuajse përherë shënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje