Ergys Kaçe në “radarin” e Panionios

28 Korrik 2017, 14:32Sport TEMA

Ergys Kaçe në radarin e Panionios. Ky është titulli i portalit grek “Newsnowgr.com” që zbulon prapaskenën e merkatos për mesfushorin shqiptar të PAOK-ut.

Lojtari i lindur në Korçë nuk u përfshi në listën e lojtarëve që u aktivzuan në ndeshjen e Europa League kundër Olimpik Donetsk, pasi trajneri Aleksandar Stanojevic ka lënë të kuptohet se 24-vjeçari nuk është në planet e tij për këtë sezon.

Kjo ka bërë që klubet greke të tentojnë afrimin e shqiptarit dhe një prej tyre është klubi nga Athina. “Mesfushori është në majën e listës së dëshirave të klubit nga lagjia “New Smyrna”, por për të finalizuar marrëveshjen e huazimit klubet duhet të bien dakort.

Një prej pikave që po ndan palët është çështja e pagës sepse Panionios kërkon që një pjesë të saj ta marrë përsipër klubi nga Selaniku. Sezonin e shkuar, Panionios bëri një araqitje mjaft të mirë në kampionat duke u renditur në vendin e pestë por pas fazës play off, ekipi nga periferia e Athinës nuk arriti të ngjitej mes tre të parëve për të siguruar një biletë europiane. Gjithsesi, Panionios ka nisur një projekt ambicioz për ndërtimin e një skuadre të fortë për sezonin e ardhshëm dhe objektivi kryesor është futja në zonën europiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje