Skëndërbeu, Daja: Shanset për kualifikim janë të barabarta

27 Korrik 2017, 21:47Sport TEMA

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, nuk ka qenë aspak i kënaqur me lojën e treguar në fushë nga skuadra e tij gjatë humbjes 2-1 në Çeki përballë Mllada Boleslavit.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ai tha se humbja e shpeshtë e topit në zona të rrezikshme i dha mundësinë kundërshtarit që t’i vendoste në vështirësi. Megjithatë, goli në fushë të huaj ka shumë rëndësi për Dajën dhe ai i shikon si të barabarta mundësitë e kualifikimit.

“Fillimin e ndeshjes nuk e kishim në ritmin e duhur sepse duhet të luanim shpejt dhe nuk e di pse ndeshja filloi ashtu. Kundërshtari na vuri në vështirësi. Pjesa më e madhe ka qenë humbja e topit në zonat e rrezikshme nga ana jonë.

Për pjesën e parë, duke qenë se humbëm shpesh topin, nuk patëm raste për të shënuar. Për pjesën e dytë, morëm më shumë territor dhe ishim më kërkues. Arritëm të shënojmë dhe humbëm përqëndrimin. Nuk është diçka e mirë për ne duke parë edhe eksperiencën që kemi.

Shënimi i golit në fushën kundërshtare na jep shansin për të bërë një tjetër paraqitje në ndeshjen e kthimit. Mendoj që kemi shanset tona dhe të dy ekipet kanë mundësi të barabarta për kualifikim”, u shpreh Daja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje