Roma e ka rritur ofertën për yllin e Leicesterit, Riyad Mahrez, në 40 milionë euro.
Klubi kryeqytetas është në kërkim të këtij lojtari prej një kohe të gjatë, pasi po kërkojnë një zëvendësues të Mohamed Salah.
Sipas “Il Messaggero”, drejtori sportiv Monchi, është i vendosur ta sigurojë lojtarin dhe ka ofruar 40 milionë euro.
Sipas mediave Mahrez e ka kërkuar largimin nga klubi aktual.
Nëse dështon transferim i Mahrez, atëherë Roma do të tentojë Domenico Berardin, Suson ose Hakim Ziyech.