Trajneri i njohur Skënder Gega, ka reaguar pas deklartaës së klubit të Kukësit, duke treguar të vërtetat që ndodhën mes tij dhe drejtuesve të ekipit kampion.
Gega ka bërë një reagim për mediat ku sqaron me detaje situatën që sollën dorheqjen e tij për të marrë drejtimin e verilindorëve.
Reagimi i plotë i Skëndër Gegës.
Pasi pashë një reagim të Kukësit, duke përmendur emrin tim, jam i detyruar të reagoj, për të sqaruar opinionin publik. Së pari, më vjen keq që tifozët e ekipit që u shpall kampion i Shqipërisë, duhet të dëgjojnë të tilla reagime, pasi meritojnë të dëgjojnë për arritje sportive, suksese dhe profesionalizëm. Gjithsesi, më duhet të tregoj kronologjinë e raportit tim me klubin e Kukësit:
– Përfaqësuesit e klubit, të deleguar nga presidenti, kanë pasur takime të vazhdueshme me mua, prej afro 2 muajsh. Më ofruan disa kohë më parë postin e drejtorit teknik në klub, për të më ideuar më pas si trajner, por e kam refuzuar për respekt të kolegut tim Ernest Gjoka, i cili ishte në detyrë gjatë asaj periudhe. Ishte një standart që nuk do ia lejoja asnjeherë vetës.
– Kohët e fundit, kur edhe Kukësi ishte zyrtarisht pa trajner, përfaqësuesit e lartë të klubit, të deleguar nga presidenti, kanë biseduar me mua, jo vetëm duke më bërë ofertë konkrete financiare, por në ditët e fundit më kanë kërkuar dhe bashkarisht kemi dhënë mendimet për mënyrën se si duhet ndërtuar skuadra, ku përfshihen edhe elementë të caktuar brenda ekipit. Pra, pjesa e projektit tim, që ata pretendojnë se nuk është bërë, konfirmoj se ka arritur deri në detaje. Madje, edhe duke vendosur mbi stafin qe duhet larguar dhe afruar.
– Është e vërtetë që me presidentin Gjici, jam takuar vetëm një herë. Ka qenë një takim që nuk ka zgjatur shumë, pasi ai u detyrua të largohej për shkak të impenjimeve politike. Por, ishte i mjaftueshëm për të qartësuar edhe pozicionin tim. Pak minuta pas atij takimi, përfaqësuesi më i lartë i klubit të Kukësit, i deleguar nga presidenti për të biseduar me mua, më njoftoi që të përgatitesha për prezantimin në paraditen e së nesërmes.
– Fatmirësisht, të gjitha takimet që kam bërë me përfaqësuesit e klubit, janë realizuar në dëshmi edhe të një personi te trete. Këtë element e them për të lajmëruar zyrtarët respektiv të klubit, që të mos abuzojnë me të vërtetën. Gjithsesi, unë asnjëherë nuk i nxjerr në publik takimet kofidenciale, ashtu siç jam befasuar që mesazhi i dërguar drejtuesve në telefon, ka dalë shumë shpejt në media. Madje, edhe gjate bisedimeve qe kemi pasur, lajmet kane dale, pa u ngritur ende nga tavolina.
– Une kam drejtuar skuadra në tre kontinente. Kam qenë pjesë e stafit të kombëtares së SHBA-së, kam qene trajner ne Universitet, kam qene drejtor akademie prej 13 vitesh ne Neë Jersey, kam qenë trajner i kombëtares U-21, Kombetares U-19, kam drejtuar në Kuvait. Kudo që kam punuar, kam punuar me projekt dhe kane rezultuar te suksesshme. Nuk mendoj se unë do përdorja emrin e Kukësit për të rritur emrin tim, por besoj se është duke e ndodhur e kundërta.
Me respekt
Skënder Gega”