Interi ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj një skuadre të madhe si Bajerni i Mynihut në miqësoren parapërgatitore.
Zikaltërit triumfuan me rezultatin e pastër 2-0, sfidë që luhet në kuadër të “International Champions Cup”.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Luciano Spalleti, ka shfaqur një paraqitje të mira në duelin e sotëm përballë kampionëve të gjermanisë, të cilët para disa ditësh u mposhtën pa problem nga Milani.
Eder pas 8 minutash në lojë kaloi në epërsi Nerazzurët, teksa sërish Eder në minutën e 30-të realizoi nga afërsia pas një krosimi të përkryer nga Perisic.
Në pjesën e dytë trajnerët kryen një numër të madh zëvëndësimesh për t’i sprovuar lojtarët.
Kjo ndeshje nuk ka ndonjë vlerë dhe shërben për përgatitjet parasezonale të ekipeve.