Napoli ka fituar gjyqin në çështjen që kishte me sulmuesin e Juventusit, Gonzalo Higuain.
Sulmuesi argjentinas verën e kaluar u largua nga Napoli për t’u transferuar tek skuadra e Juventusit për shifrën e 94 milionë eurove, por kishte refuzuar t’i paguante 600 mijë euro Napolit për të drejtat e imazhit.
Avokatët e Higuainit kishin gabuar në plotësimin e dokumenteve dhe më pas argjentinasi refuzonte të paguante atë shumë.
Por, tashmë Napoli zyrtarisht ka njoftuar se kanë fituar gjyqin dhe Higuain përveç shumës së kërkuar, do të paguajë edhe shpenzimet e gjyqit.
“SSC Napoli fiton gjyqin ndaj Higuaint. Ai detyrohet të paguajë edhe shpenzimet e gjyqit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Napolit.