Çështja Morina, Duka dhe kryeministri Rama kontaktojnë me autoritetet kroate për zgjidhjen e procesit

29 Korrik 2017, 11:55Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar serish para pak minutash ne lidhje me ceshtjen e Ismail Morines, i cili rrezikon ekstradimin ne Serbi.

Nepermjet nje njoftimi FSHF,  ben me dije se presidenti Duka dhe kryeministri Rama kane kontaktuar me autoritetet kroate per zgjidhjen e ketij procesi.

Njoftimi i FSHF.

FSHF vazhdon të ndjekë me shumë intensitet dhe angazhim maksimal procesin për mos ekstradimin e Ismail Morinës drejt Serbisë.

Presidenti Armand Duka ka patur një komunikim intensiv me Kryeministrin e vendit Edi Rama për këtë problem. Kreu i Ekzekutivit së bashku me Presidentin e FSHF kanë marrë kontakt të vazhdueshëm edhe me autoritetet kroate për zgjidhjen përfundimtare të procesit.

Gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe paradites së sotme, por edhe në vijim jane parë të gjitha mundësitë dhe hapësirat ligjore për të mbrojtur një cështje të tillë.

4 komente në “Çështja Morina, Duka dhe kryeministri Rama kontaktojnë me autoritetet kroate për zgjidhjen e procesit”

  1. Gallata says:

    Gazeta TEMA “doli huq” me çështjen e (legenit) Morina… Në pesë-gjashtë artikuj (mediokër dhe injorantë) të gazetës, ka vetëm një koment…(???!!!)

  2. like says:

    ç´hane mut kot Serbet? pse s´ka nje urdher ekstradimi ne shqipri per huliganet serbe qe rrahen lojtaret e prishen stadiumin?
    fundi i fundit e drejta e shprehjes me fjale, art e kulture eshte e pamohushme. ky Morina duhet demsperblyer per qendrimin ne burg ne kroaci ne rastin me te keq. atij ju prish droni dhe i ra flamuri ne mes te lojes ka rrezik. sikur ti kish rene ne pushim te ndeshjes as duhej te ishte permendur fare. Fundi i fundid serbet hodhen gjyle e vrane kundra 4 kombeve e s´kerkuan falje.

  3. WEB says:

    Kësaj nuk di se çfarë emri ti vesh, është fryrë aq shumë, sa fama dhe emri e kanë tejkaluar figurën e vetë ballistit. Edhe ë ai vetë nuk po i beson syve për atë që po ndodh, që një banderolë të marri përmasa transballkanike dhe po nderlikon marrëdhëniet midis tre shteteve. Po ashtu të vjen për te vjelle me këtë farse që po krijon kroacia, duke perdorur koken è ballistit si shkëmbim per ndonjë favor që serbët u kanë bere ne te kaluarën. Me shumë se favore midis “brate” lexoj frikën kroate që të mos prekë nervin e semure serb

  4. Timi says:

    Të marr avokat kundër ekstradimit në Serbi. I rrezikohet jeta. Shqiptarët në Serbi nuk janë të sigurt as në rrugë e lëre më në burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje