Tifozët reagojnë për trajnerin e Kukësit: Serbët na burgosin Ballistin, ne u punësojmë të birin

29 Korrik 2017, 11:05Sport TEMA
Tifozët reagojnë për trajnerin e Kukësit: Serbët na

Ekipi i Kukësi do të dretohen nga trajneri serb, Mladen Milinkoviç, pas largimit të trajnerit Ernest Gjoka.

Milinkoviç ka lënë Luftëtarin dhe do u bashkohet kampionëve të Shqipërisë për të nisur aventurën e tij të re.

Gjithsesi, ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Kukësit të cilët e lidhin afrimin e trajnerit Milinkoviç me ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi.

Faqja “Tifozat Kuksian” ka dalë hapur kundër drejtuesve të ekipit për të sjellë në skuadër këtë trajner. “Ata na fusin heroin në burg, ne u punësojmë të birin!”, ka qenë një nga statuset e tyre i shoqëruar dhe me foto ku duket qartë inati që kanë përbrenda.

Por jo vetëm ata. Edhe faqe të tjera të Kukësit në rrjetet sociale kanë bërë ironi me emërimin e trajnerit të ri dhe rastësisë së dy lajmeve, të Ballist Morinës nga Kukësi që mund të ekstradohet në Beograd dhe emërimit të trajnerit serb tek Kukësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje